2,465 dënime për mosrespektimin e masave kundër virusit korona në RMV, propozoi Prokuroria

Prokuroria themelore publike njoftoi se prej 17 marsit deri më 26 maj ka propozuar 2,465 dënime për mosrespektimin e masave kundër virusit korona, në bazë të nenit 205 dhe 206 nga Kodi Penal, transmeton Portalb.mk.

Prokuroria themelore publike me më së shumti dënime të propozuara është ajo e Shkupit (737), ndërsa ajo e Kërçovë është me më së paku (1). Shpërndarja e dënimeve sipas prokurorive: Kavadarci (78), Gjevgjeli (106), Gostivar (137), Strumicë (203), Manastir (207), Kumanovë (61), Prilep (191), Dibër (19), Koçani (81), Shkup (737), Strugë (55), Resen (31), Kërçovë (1),Ohër (8), Shtip (121), Sveti Nikollë (8), Berovë (26), Radovish (50), Veles (103), Delçevë (40) dhe Tetovë (202).

Ministri i punëve të brendshme, Naqe Çulev sot njoftoi se gjatë periudhës 66 ditore gjithsej 3,412 persona nuk e kanë respektuar orën policore, ndërkaq 3,110 prej tyre janë arrestuar në stacion policor. Ai njoftoi se deri më tani, kur është bërë e detyrueshme përdorimi i maskës, 1,973 qytetarë janë gjobitur për mosmbajtje të maskës.

Shumica e dënimeve janë në vlerë rreth 2 mijë euro, por ka raste ku dënimet janë edhe më pak se 1 mijë euro, si dhe dënime deri 5 mijë euro, ndërsa dënimi për mosmbajtjen e masave mbrojtëse është 20 euro.

Gjykata themelore penale – Shkup para disa ditëve njoftoi se në 30 ditët e ardhshme do të shqyrton vetëm disa raste, ku dominojnë rastet me shkeljet e orës policore gjatë kohës së pandemisë dhe 39 rastet e paraburgimit.

“Gjykata themelore penale-Shkup informon se deri në informimin e radhës, në Gjykatën penale do të gjykohen vetëm lëndët ku një ose më shumë të akuzuar kanë masë paraburgimi ose burgim shtëpiak, lëndët nga neni 205 dhe 206 nga Kodi Penal të lidhura me rrezikimin e shëndetit të qytetarëve dhe lëndët e lidhura me shkeljen e orës policore dhe masave tjera të Qeverisë së RMV-së për mbrojtjen nga përhapja e virusit Kovid-19, për të cilët është përgjegjës gjykata”, njoftuan nga Gjykata penale.

Prokuroria e Shkupit për rastin e Hasanbegut, ku qytetarët dolën të protestojnë në orë policore, ka propozuar dënim të përgjithshëm prej 95,500 euro. Fillimisht më 15 prill ka propozuar dënim prej 5,000 euro për tre qytetarë pjesëmarrës; ndërsa më 23 prill ka propozuar dënim prej 3,500 euro për 23 qytetarë pjesëmarrësit tjerë.

Prokuroria e Gjevgjelis për rastin në Gjevgjeli, ku qytetarët në lagje vallëzonin në orë policore, më 5 maj ka propozuar dënim nga 1,000 euro për çdonjërin pjesëmarrës. Në këtë ngjarje ka arritur të identifikon gjithsej 30 pjesëmarrës, ku për çdonjërin është është propozuar dënim i njëjtë.

Prokuroria me më së paku dënime, ajo e Kërçovës, ka propozuar vetëm një dënim me 20 mars. Dënimi është për qytetarin i cili më 15 mars ka ardhur në vend nga Austria. Ai kishte nënshkruar deklaratën për vetëizolim. Përkundër kësaj, qytetari më 17 dhe 19 mars nuk kishte qenë në shtëpi. Dënimi i propozuar për të është 4,000 euro.

Mund të veçohen raste si ajo e Prokurorisë së Strugës më 4 maj kur ka propozuar dënim prej 7 mijë euro për qytetarin i cili ka kryer shërbime në lokalin e tij. Dënimi si person juridik ishte 5,000 euro, ndërsa si person fizik ishte 2,000 euro.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button