fbpx

Fotografia e cila po qarkullon për transplantim të zemrës, është nga Kina dhe është e vjetër tre vjet

Burimi: KriThink

Në hapësirën mediatike, e cila është pushtuar kryesisht nga koronavirusi për më shumë se tre muaj, ditët e fundit doli informacioni se është kryer transplantimi i parë i zemrës në vend. Një ekip mjekësh me përvojë, të koordinuar nga Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, transplantuan me sukses një zemër nga një dhurues i ndjerë te një person që ka pritur për transplantim për një kohë të gjatë.

Foto nga lajmi

Linku deri te artikulli origjinal: [ Postim në Facebook

Data dhe koha e publikimit: 23.5.2020

Data e recensionit: 25.5.2020

Recenzues: Simona Atanasova

Të gjitha mediat e publikuan këtë lajm pozitiv, shumë të nevojshëm në momente të pasigurta dhe të vështira për shkak të pandemisë me KOVID-19. Rrjetet sociale gumëzhuan me komente pozitive për mjekët, si dhe për familjen e personit të ndjerë, e cila ka pranuar ta dhurojë zemrën e saj dhe dy veshkat.

Dhe nuk ka asgjë të keqe me këtë. Lajmet pozitive janë gjithmonë të mirëseardhura. Por edhe në raste të tilla, më e rëndësishme është të shkëmbehen informacione të sakta.

Një nga fotot më të shpërndara që lidhen me transplantimin e parë të zemrës në vend është ajo ku një grup mjekësh përkulen dhe tregojnë respekt për trupin e personit të ndjerë, organet e të cilit u dhuruan. Në përshkrimet e fotografive ishte shkruar emri i gruas, organet e së cilës u dhuruan pasi ajo vdiq në një aksident automobilistik.

Mirëpo, në fotografi nuk është ajo grua, mjekët nuk janë ata që e kanë kryer këtë transplantim dhe fotografia nuk është bërë në Maqedoni. Me një kërkim të shpejtë në Google mund të shihet se në fotografi janë mjekë kinezë,të cilët përkulen para një pacienti të ndjerë që i ka dhuruar të gjitha organet e tij. Kjo fotografi është e vjetër tre vjet dhe është incizuar në një spital në Hefei, në provincën lindore kineze të Anhui.

Në disa faqe në Facebook, kjo fotografi ka mbledhur mijëra reagime dhe është shpërndarë qindra herë.

Sikur fotografia të ishte bërë me të vërtetë në Maqedoni gjatë këtij transplantimi të organeve, ajo do të ishte publikuar nga institucionet zyrtare në profilet e tyre në rrjetet sociale ose në ueb-faqet e tyre.

Edhe pse ndoshta bëhet fjalë për gabim të paqëllimshëm, kjo megjithatë paratë shtrembërim të realitetit dhe manipulim të publikut. Është në rregull t’i kushtohet respekt gjithë situatës dhe natyrisht personit që shpëtoi disa jetë njerëzore duke i dhuruar organet, por prapëseprapë kjo duhet të bëhet në mënyrë të duhur dhe mbi të gjitha me informacione të vërteta dhe relevante.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button