Trump kërcënoi me mbyllje platformat e mediave sociale

Presidenti amerikan Donald Trump të mërkurën kërcënoi mediat sociale me rregulla të reja më të rrepta apo edhe mbyllje, një ditë pasi Twitter shtoi kontrollet e fakteve në dy postimet e tij, raporton Anadolu Agency (AA).

Presidenti i SHBA-ve nuk ka autorizim që njëanshëm të rregullojë apo mbyllë kompanitë, e cila kërkon angazhimin e Kongresit apo Komisionit Federal për Komunikim. Por kjo nuk e pengoi Trump për një paralajmërim të fuqishëm.

Duke argumentuar se Republikanët konsiderojnë se gjigantët teknologjik “heshtin plotësisht zërat e konservatorëve’, Trump publikoi në Twitter: “Do t’i rregullojmë rreptësisht ose do t’i mbyllim para se të lejojmë që kjo të ndodhë kurdoherë”.

Po ashtu, ai përsëriti pretendimin e tij, që shkaktoi përballjen e tij të fundit me Luginën e Silikonit, kështu që votimi masiv me e-mail “do të ishte i lirë për të gjitha mashtrimet, falsifikimet dhe vjedhjet e fletëvotimeve”.

Trump dhe fushata e tij reaguan ashpër pasi Twitter shtoi një frazë paralajmëruese në dy postimet e Trump, në të cilat, përveç të tjerash, fletëvotimet u quajtën “të rreme” dhe parashikuan që “kutitë postare do të grabiteshin”.

Nën postimet tani qëndron një lidhje ku shkruan “Merr faktet në lidhje me fletëvotimet” që i çon përdoruesit e faqes Twitter për të kontrolluar faktet dhe lajmet për spekulimet e pakonfirmuara të Trump.

Trump shënjestroi Twitter-in duke akuzuar kompaninë për ndërhyrje në zgjedhjet presidenciale 2020.

“Twitter plotësisht mbyt lirinë e shprehjes, kurse unë si president nuk do të lejoj që kjo të ndodhë”, ka thënë presidenti amerikan.

Demokratët po bëjnë presion duke mbështetur votimin me postë për t’iu përmbajtur rekomandimeve për distancimin social për shkak të pandemisë së koronavirusit, por ideja shkaktoi reagimin e ashpër nga Trump.

Trump përmes një postimi në mëngjes tha se: “Nuk ka asnjë mënyrë (ZERO!) se fletëvotimet me postë do të jenë asgjë më pak se sa mashtruese dhe do të çonin në mashtrimin e zgjedhjeve”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button