fbpx

“Ekonomia e Eurozonës në vitin 2020 do të tkurret 8 deri 12 për qind”

Shefja e Bankës Qendrore Evropiane (BQE), Christine Lagarde, tha se ekonomia e Eurozonës këtë vit do të tkurret prej 8 deri 12 për qind gjatë luftës kundër koronavirusit të ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).

Lagarde duke iu përgjigjur pyetjeve të rinjve gjatë një aktiviteti në Frankfurt të Gjermanisë, deklaroi se skenari “i moderuar” i BQE-së për rritje ka skaduar.

“Skenari i rritjes do të jetë ndërmjet shkallës së mesme dhe ashpër” u shpreh ajo, duke njoftuar se ekonomia e Eurozonës do të tkurret për 8 deri 12 për qind për shkak të COVID-19.

Nga BQE më parë kishin njoftuar se tkurrja në fjalë do të jetë mes 5 deri 12 për qind.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button