Shqipëri, 21 raste të reja me COVID-19

Në Shqipëri janë regjistruar edhe 21 raste të reja me koronavirusin e ri (COVID-19), ku numri i përgjithshëm i rasteve pozitive është rritur në 1.050, ndërsa vazhdon të rritet edhe numri i të shëruarve, transmeton Anadolu Agency (AA).

Gjatë 24 orëve të fundit janë testuar 262 qytetarë si të dyshuar të prekur me COVID-19 dhe rastet e reja pozitive mes tyre edhe personel shëndetësor janë konfirmuar të gjitha në Tiranë, ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

“Numri i rasteve të konfirmuara pozitivë në të gjithë vendin është 1.050. Prej tyre aktualisht janë 205 persona aktivë me COVID-19, kryesisht ne Tiranë, Durrës dhe Krujë”, thuhet në njoftim.

Në Shqipëri janë kryer deri tani gjithsej 15.094 testime, ndërkohë kanë humbur jetën gjithsej 33 persona nga COVID-19.

Në 24 orët e fundit janë shëruar edhe 9 qytetarë, duke u rritur në 812 numri i të shëruarve nga koronavirusi.

Për shkak të COVID-19 në Shqipëri vazhdon gjendja e fatkeqësisë natyrore, ku janë në fuqi disa nga masat, ndërsa prej disa javësh ka filluar zbatimi i strategjisë së rihapjes dhe lehtësimit të masave për qytetarët dhe bizneset.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button