Personat të cilët mbetën pa punë, dy muaj do të marrin 50 përqind të pagës tyre të fundit në

Personat të cilët mbetën pa punë midis 11 marsit dhe 30 Prillit të këtij viti, pavarësisht sa kohë kanë qenë të punësuar, mund të realizojnë të drejtën për kompensim monetar që kap shumën e 50 përqind të pagës neto mujore, të cilën punonjësi e ka pranuar në muajin e fundit. Shuma e pagës nuk mund të jetë më shumë se 80 përqind e pagës neto mujore të fundit, mesatare, për një punëtor që është paguar në vend, njofton Meta, transmeton Portalb.mk.

“Ky kompensim paguhet në rast se marrëdhënia e punës është ndërprerë pasi ka dhënë deklaratë me shkrim nga punonjësi, nëse marrëdhënia e punës është ndërprerë me marrëveshje ose nëse është ndërprerë nga punëdhënësi, dhe do të paguhet për dy muaj, nga dita e ndërprerjes së punës”, ka informuar Qeveria.

Ky Dekret, me forcë ligjore, u miratua nga Qeveria në seancën e mbrëmshme me të cilin u ndryshua dhe plotësuar Dekreti për zbatimin e Ligjit për punësim dhe sigurim në rast papunësie, gjatë gjendjes së jashtëzakonshme. Qëllimi është të mundësohet siguri materiale për personat e papunë, të cilëve është puna u është ndërprerë, jo për fajin dhe vullnetin e tyre.

Drejtoria për të ardhura publike këto ditë informoi se tashmë është miratuar ndihmë financiare për 16.546 kompani me 103.307 të punësuar për pagimin e pagave për muajin Prill 2020. Shuma totale e mbështetjes është 1.447.278.909 denarë.

Qeveria, në seancën e fundit, informoi se nga Thirrja publike për kredi nga Linja kredituese nga Fondet e kompensimit të ndihmës huaj, e me qëllim të zvogëlimit të pasojave të koronavirusit, përmes Bankës për zhvillim, 117 kompanive që punësojnë 3.001 persona tashmë u janë miratuar kredi në shumë totale prej 2 milion euro. Nga këta 117 aplikues, 58 ose 50 përqind janë kompani me deri 10 të punësuar, 43 ose 37 përqind kanë deri 50 të punësuar dhe 16 ose 14 përqind janë kompani me deri 250 të punësuar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button