Pendarovski pret propozim e Qeverisë për të vendosur nëse do të vazhdohet gjendja e jashtëzakonshme, takim liderësh do të ketë nëse ka përafrim të qëndrimeve

Gjendja e vazhduar e jashtëzakonshme e shpallur më 15 maj nga presidenti, Stevo Pendarovski, do të përfundoj në fund të kësaj jave, ndërkohë që akoma nuk është bërë e qartë nëse e njejta do të vazhdohet sërish. Ndërkohë, gjendjes pas përfundimit të gjendjes së jashtëzakonshme, duhet të vazhdojnë aktivitetet për mbajtjen e zgjedhjeve të cilat u ndërprenë me shtyrjen e zgjedhjeve, për shkak të pandemisë së korona virusit.

Por, krerët shtetëor akoma nuk kanë bërë të qartë nëse ka nevojë për vazhdim të gjendjes së jashtëzakonshme, përderisa partitë politike vazhdojnë të mbajnë pozicione të ndryshme sa i përket mbajtjes së zgjedhjeve.

Oliver Spasovski,
Oliver Spasovski,

Kryeministri i vendit, Oliver Spasovski, deklaroi sot se, vendimin për vazhdim të gjendjes së jashtëzakonshme duhet ta sjellë presidenti, Stevo Pendarovski, ndërsa Qeveria akoma bën analiza nëse do të ketë nevojë për vazhdimin e saj, shkruan Portalb.mk.

“Akoma po analizojmë se a do të ketë nevojë për vazhdim të gjendjes së jashtëzakonshme. Deri në përfundimin e gjendjes së jashtëzakonshme, do ta kemi analizën dhe do të dimë se a duhet të kërkojmë vazhdim të gjendjes së jashtëzakonshme”, tha Spasovski.

Ndërkohë, nga kabineti i Pendarovski,  kanë deklaruar për Portalb.mk, se presidenti për këtë do të sjell vendim varësisht prej propozimit të Qeverisë.

Stevo Pendarovski
Stevo Pendarovski

“Sa i përket gjendjes së jashtëzakonshme, nëse do të ketë sërish shpallje të gjendjes së jashtëzakonshme do të vërtetohet në seancën e Këshillit ë Sigurisë, e planifikuar të mbahet deri në përfundimin e gjendjes së jashtëzakonshme, varësisht prej asaj se a do të dorëzohet propozim nga ana e Qeverisë si dhe varësisht vlerësimit të Këshillit të Sigurisë”, kanë thënë nga kabineti i Pendarovskit.

Sipas Spasovskit, pas vendimit të presidentit, do të duhet të vazhdojnë të gjitha aktivitetet zgjedhore.

“Ajo do të duhet të bëhet sipas dekretit i cili parasheh që zgjedhjet duhet të vazhdojnë në afat prej një muaji, pas vendimit për ndërprerje të gjendjes së jashtëzakonshme”, tha ai.

Megjithatë, partitë politike akoma nuk kanë vendosur për datën e mbajtjes së zgjedhjeve. Pozicionet e LSDM-së dhe VMRO-DPMNE-së në lidhje me këtë çështje janë të kundërta. Nga kabineti presidencial, kanë deklaruar se presidenti, pret përafrimin e qëndrimeve të partive, për thirrjen e një takimi të re për të diskutuar rreth datës së zgjedhjeve.

“Presidenti do të thirr takim të liderëve, nëse ka përafrim të qëndrimeve të partive”, kanë thënë nga kabineti i presidentit Pendarovski.

LSDM, propozon që zgjedhjet të mbahen në muajin qershor, me argumentin se zgjedhjet duhet të mbahen sa më shpejt të jetë e mundur, që të sigurohen institucione tërësisht funksionale. Ndërkohë, VMRO-ja opozitare, e cila në takimin e liderëve propozoi tre termine: 23, 30 gusht dhe 13 shtator, nuk lëshon pe nga pozicioni i saj se zgjedhjet nuk mund të mbahen në qershor, për shkak të pandemisë së koronavirusit, shkruan Portalb.mk.

Liderët partiak kanë zhvilluar dy takime te presidenti, Stevo Pendarovski, më 12 dhe 18 maj,në përpjekje për të caktuar një datë për mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare, megjithatë kanë dështuar në arritjen e një marrëveshje për datën e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

Kujtojmë se, zgjedhjet e parakohshme parlamentare ishin paraparë që të mbaheshin më 12 prill, por u anuluan për shkak të paraqitjes së koronavirusit. 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button