TV-mësimi në RMV, një investim i UNICEF-it, që ndihmon nënat, heq stresin e fëmijëve

Programet e mësimit në distancë, e cila shpresohet të jetë afatshkurtër për shumë mësimdhënës dhe prindër, lejojnë fëmijët të gjejnë “shpëtimin për të mësuar” dhe të përjetojnë normalitetin, shkruan Portalb.mk.

Binjaket shtatë vjeçarë Ana dhe Kaja dhe motra e tyre 3-vjeçare Sara nuk dinë asgjë për përpjekjen e madhe që ka bërë qeveria, e mbështetur nga UNICEF, që të shfaqen mësimet edukative në TV. Ata thjesht dëgjojnë mësuesin dhe përqendrohen po aq me kujdes, siç edhe në shkollë.

Si të gjithë fëmijët në  Maqedoninë e Veriut, Ana dhe Kaja kanë qenë në shtëpi që nga 10 marsi, kur qeveria mbylli shkollat dhe kopshtet për shkak të përhapjes së KOVID-19. Sidoqoftë, vetëm disa ditë pas mbylljes, UNICEF dhe qeveria kanë ndërmarrë hapa të shpejtë për të gjetur një zgjidhje dhe të vazhdojnë arsimin duke zhvendosur orët e mësimit në dhomat e jetesës në të gjithë vendin. Vetëm disa javë pas mbylljes, fëmijët tani mund të shikojnë një seri transmetimesh “live” (drejtpërdrejtë) dhe bëhen pjesë e klasës në internet të përshtatura sipas moshave me lëndë mësimore të ndryshme.

Me mbylljen e pashmangshme të shkollave, UNICEF i është drejtuar Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës me dy zgjidhje të mundshme, një klasë TV dhe një klasë E-shkolla.

“Klasa TV” është një bashkëpunim midis MASH-it, Byrosë për Zhvillimin e Arsimit, UNICEF-it, prodhimit televiziv për fëmijë OHO dhe transmetuesit kombëtar Radio dhe Televizioni i Maqedonisë, i cili siguron programe për fëmijë më të vegjël. Më 16 mars, më pak se një javë pasi kopshtet u mbyllën, mësuesit vullnetarë ishin tashmë në TV, duke treguar një sërë aktivitetesh që prindërit dhe mësuesit mund të shfrytëzojnë për të lehtësuar stresin, përfshirë stërvitjen, me çka u mundësua mbajtja e klasave mësimore dhe atë në disa gjuhë të përdorura në Maqedoninë e Veriut: maqedonisht, shqip, turqisht, serbisht dhe boshnjakisht.

Shumë nga mësuesit që shikojnë fëmijë në ekranet televizive, tashmë janë pjesë e një programi të financuar nga UNICEF nga Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar për të prezantuar mësimin emocional – social në parashkollor, i cili synon të ndihmojë fëmijët të përballen me stresin dhe trauma, për të kontrolluar emocionet e tyre dhe për të zhvilluar aftësi të tilla si empatia, qëndrueshmëria, mirësia dhe vetëbesimi.

Për nënën e binjakeve, 39 vjeçare, TV – mësimi ofron një mundësi të rrallë për t’u çlodhur të paktën gjatë kohës stresuese për të gjitha familjet. Ashtu si miliona prindër të tjerë nëpër botë, ajo është dëshmitare për përhapjen e virusit Korona në të gjithë botën, mbylljen e detyruar të kufijve, distancimin shoqëror dhe natyrisht mbylljen e shkollave dhe kopshteve. Që nga mbyllja e kopshtit të tyre, ajo përpiqet të angazhojë dhe të gëzojë binjaket e saj.

“Sfiduese është për t’i mbikqyrur dhe argëtuar tre fëmijët në shtëpi,. “Për fat të mirë, ‘TV-klasa’ merret mjaft me binjakët, kështu që unë mund t’i kushtoj pak më shumë foshnjës. Meqenëse kopshti është i mbyllur, unë jam e kënaqur që ata po marrin arsimin e duhur për moshën e tyre, përmes televizorit”, ” thotë nëna e binjakeve.

E-mësimi është një azhurnim në platformën e mësimit në internet të mbështetur nga UNICEF.  Një platformë tashmë që ekziston në Maqedoninë e Veriut, për të mbështetur mësimin e hershëm dhe që nisi në vitin 2020. Por UNICEF, së bashku me partnerin e saj zbatues SmartApp – Laboratoria për inovacione sociale, po mobilizon të gjitha burimet e mundshme për ta vënë, mësimin në distance, në dispozicion, duke zgjeruar fushën e platformës, e cila ka përmbajtje arsimore për klasat e ulëta dhe më të larta, gjegjësisht fëmijët të moshës 6 deri në 14 vjeç.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button