RMV, 3 pacientë kanë ndërruar jetë nga COVID-19, 25 raste të reja

Ministria e Shëndetësisë informon se në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë 3 persona nga virusi korona, janë regjistruar 25 raste të reja, ndërkaq 17 janë shëruar. Me këtë, numri i përgjithshëm i rasteve të diagnostikuara në vend ka arritur në 2.039, të shëruarve 1.470, të vdekurve 119, ndërkaq kemi 450 raste aktive, njofton Portalb.mk.

“Në Klinikën për Sëmundje Infektive ka ndërruar jetë një pacient nga Struga (58) dhe një pacient nga Shkupi (47), të dy pacientët kanë qenë në aparate për frymëmarrje. Në Spitalin e Përgjithshëm të Qytetit “8 shtatori” ka ndërruar jetë një pacient nga Tetova (41) i hospitalizuar më 19 maj”, thuhet në njoftimin e ministrisë.

Pacientët e shëruar

  • Shkup – 11
  • Kumanovë – 4
  • Tetovë – 1
  • Veles 1

Pacientët e infektuar

  • Shkup – 14
  • Kumanovë – 2
  • Shtip – 4
  • Prilep – 1
  • Tetovë – 2
  • Strugë – 1
  • Veles – 1

Numri i përgjithshëm i të infektuarve

  • Shkup – 747, raste aktive 210
  • Kumanovë – 438, raste aktive 33
  • Dibër – 51, raste aktive 0
  • Shtip- 50, raste aktive 15
  • Prilep – 211, raste aktive 47
  • Tetovë – 179, raste aktive 70
  • Strugë – 77, raste aktive 9
  • Veles – 128, raste aktive 40
  • Manastir – 28, raste aktive 7
  • Ohër – 23, raste aktive 8
  • Kavadar – 5, raste aktive 0
  • Gostivar – 22, raste aktive 4
  • Gjevgjeli – 4, raste aktive 0
  • Strumicë – 3, raste aktive 1
  • Kriva Pallankë – 6, raste aktive 0
  • Radovish – 4, raste aktive 0
  • Krushevë – 3, raste aktive 0
  • Koçan – 31, raste aktive 0
  • Probishtip – 2, raste aktive 0
  • Kërçovë – 2, raste aktive 0
  • Negotinë -10, raste aktive 3
  • Demir Hisar – 1, raste aktive 0
  • Makedonski Brod – 2, raste aktive 0
  • Pehçevë – 3, raste aktive 0
  • Dellçevë – 1, raste aktive 0
  • Vallandovë – 1, raste aktive 0
  • Vinicë – 3, raste aktive 1
  • Kratovë – 2, raste aktive 1
  • Berovë – 1, raste aktive 0
  • Sveti Nikole – 1, raste aktive 1

Në 24 orët e fundit janë bërë 622 testime për KOVID-19, ndërkaq numri i përgjithshëm i testimeve që janë bërë që nga fillimi i pandemisë është 26.463.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button