Është shkarkuar nga detyra kryetari i BFI-së, Sulejman Rexhepi

Riaseti i Bashkësia Fetare Islame sot në mbledhjen e jashtëzakonshme me shumicë prej dy të tretave e ka shkarkuar nga funksioni kreun e tyre, Sulejman Rexhepi i cili u zgjodh në vitin 2007 kryetar dhe deri më tani disa herë u rizgjodh me mandat 5-vjeçar, njofton Portalb.mk.

Deri në përgatitjen e zgjedhjeve, u.d. detyre do të jetë myftiu i Gostivarit, Shaqir efendi Fetahu.

Pavarësisht se Riaseti nuk tregoi për arsyet e shkarkimit të Rexhepit, kjo procedurë erdhi disa ditë pasi që Rexhepi u martua me një vajzë 50 vjet më të re, akt i cili u përfol dhe pati komente negative në rrjetet sociale dhe media.

Rexhepi u shkarkua në bazë të nenit 36 të kushtetutës së BFI-së, në të cilin thuhet se kryetari i BFI-së shkarkohet kur “nuk i kryen obligimet për të cilat është zgjedhur, kur qëndrimi dhe puna e tij është në kundërshtim me normat islame dhe aktet normative të BFI, kur punon kundër dispozitave dhe vendimeve të organeve kompetente të BFI, kur keqpërdor pozitën në dëm të interesave të BFI-së.

Pas mbajtjes së mbledhjes së Riasetit, myfti i Gostivarit, Shaqir efendi Fetahu mbajti konferencë për shtyp ku i tregoi emrat që votuan për shkarkimin e Rexhepit.

  • Shaqir Fetahu, myfti i Gostivarit
  • Qenan Ismaili, myfti i Shkupit
  • Qani Nesimi, myfti i Tetovës
  • Abedin Imeri, myfti i Kumanovës
  • Salim Sulejmani, myfti i Strugës
  • Murat Huseini, myfti i Kërçovës
  • Samet Hajdari, myfti i Ohrit
  • Hamid Rasimovski, koordinator i myfitsë së Manastirit
  • Mustafë Dauti, drejtor i Organizatës Humanitare “El Hilal”
  • Nasir Rexhepi, koordinator i myftinisë së Shtipit
  • Shaban Sulejmani, drejtor i Fakultetit të Shkencave Islame
  • Selver Xhemaili, drejtori për diasporë
  • Fadil Ramadani, anëtar i Rijasetit të BFI-së
  • Xhunejt Jashari, koordinator i myftinisë së Resnjës
  • Reshat Kaçallniku, koordinator i myftinisë së Dibrës
  • Shefket Imerovski, koordinator i myftinisë së Prilepit

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button