Populli voton, populli pëson?!

Po e nis këtë shkrim për t’ju njoftuar juve motra e vëllezër Shqiptar përse ne “populli” votojmë dhe përse ne të “gjorët” pësojmë.

Duke pasur parasysh krizën e cila na ka kapluar të gjithëve, sëpari kriza mendore se jo aq shumë mendojmë ose e shfrytëzojmë trurin dhe së dyti krizën financiare që është arsye se nuk jemi puntorë sa duhet të jemi, të bëhemi Zot të vetvehtes e jo të lejojmë të tjerët të luajnë me mundin dhe me fatin tonë.

Kur them mundin tonë dua të theksoj se sa te butë bëhemi aty ku duhet ta çojmë zërin dhe se sa tolerant bëhemi kur është në pyetje fati jonë.
Pse ankohemi për krizën kur atë vetë e lejojmë të na kaplojë të gjithëve?

Vallë a jemi ne ato të cilët votojmë që të na përfaqësoje dikush në qeveri apo në institucionet e shtetit dhe vallë a jemi ne ato të cilët duhet të përfitojmë po nga ato njerëz që me vullnetin tonë janë nëpër ato institucione?

Po ku janë ato? Çfar pune bëjnë dhe çfar pune duhet të bëjnë?

Të nderuar lexues, 
A ka ndodhur që ndonjë politikan apo kryetar partie, kryetar komune, ministër, drejtor institucioni apo çfardo funksionari qoftë, që të vijë në derë të ju trokasë për ndonjë njoftim apo të ju ofrojë ndonjë ndihmë ose të pyesë për hallin pasi e ka marrë verdiktin tuaj? Asnjëhere nuk ka ndodhur një gjë e tillë! Pse? Për arsye se: shumë e thjeshtë… fotelja është e butë.

Pra çfar dobie keni marrë ju nga vota juaj? Se ju kanë punësuar një administrator diku në ndonjë qosh të ndonjë zyre që s’ka asnjë ndikim? A kjo quhet punë?! Të marrë pagë duke ndejtur pa obligim, vallë kështu mendoni se do kalojë kriza? JO, të nderuar motra e vëllezër, të dashur lexues, kriza kalohet vetëm duke punuar, duke bërë aktivitete të ndryshme ashtu siç bëjnë Maqedonasit të cilët asnjëhere nuk ankohen për gjëra të tilla, për arsye se ato nuk janë njerëz me komplekse siç jemi ne. Ato nuk janë hazërxhinjë që të presin vetëm nga një i punësuar prej një familje, por ato merren edhe me aktivitete të tjera siç janë: shfrytëzimi i subvencioneve të ndryshme që ndahen për lëmi të ndryshme.Ato nuk kanë komplekse nëse punojnë punë bujqësie apo blektorie, ato shrytëzojnë çdo donacion, çdo subvencion që ndahet nga agjencione dhe organizata të ndryshme. Se tek ato çdo ditë e natë u arrin informacione për gjëra të tilla nga politikanët, kryetarët e komunave, ministrat apo drejtorët e institucioneve të ndryshme të cilët ato i kanë përzgjedhë dhe votuar. Kurse vëllezërit tanë që nga viti 2001 kur mbaroi konflikti dhe kur u nënshkrua Marveshja e Ohrit merren me çështjen kombëtare dhe me implementimin e Marrveshjes së Ohrit, ama bash të gjithë edhe ato të cilët nuk janë kompetent.

Epo mirë, do mbaroje ndonjëhere kjo përallë, a do implementohet kjo Marrveshje ndonjëherë? –Jo, asnjëhere! Përderisa maqedoni luan me ne duke na shtyrë zjarrin neve në mes dhe na shtyn fesatin vëlla me vëlla asnjëhere nuk do implementohet. Sepse ne aq të dobët i kemi përfaqësuesit saqë nuk e shofim se çdoherë kur ndodhën ndonjë situate e tillë ato i realizojnë projektet dhe investimet e tyre nëpër familjet dhe zonat ekonomike nga vendet e maqedonasve. Kurse shqiptarët i lënë të bëjnë SHOW njëri me tjetrin.

O popull i dashur, ngrejeni zërin për këto cështje mos lejoni që të pasurohen maqedonasit me paratë tona, mos lejoni që përfaqësuesit tonë shqipëtar të tallen me mundin tonë. Shkupi 2014 ndërtohet me paratë e shipëtarëve me tepricat e fondeve që nuk i shfrytëzojmë ne dhe ua lëmë atyre të bëjnë ç’farë të ju dojë qejfi.

Mos lejojmë që kuajtë, luanat, statujat të paguhen me dënimet e palogjikshme që u jepen firmave shqiptare, mos u krenoni më një administrator të punësuar dhe asnjëri në detyrën e vet për të cilën ka mbaruar shkollë ose s’ka mbaruar asgjë, se keq i bëni vetvehtes, familjes dhe atij administratori që nuk mund të rijë përballë kolegut të tijë maqedonas as me dije e as me punë. 

Nuk ka kuptim dhe s’ka përparim kur dikush nga ne deri dje ka ruajtur lopë e dhen e sot është bërë administrator. Kjo nuk na çon përpara por na le mbrapa se prej asaj lope ose asaj deleje mund të përfitojë shumë më shumë ngase atë punë di ta bëjë dhe me atë blektori apo bujqësi mund të përfitojë shumë duke aplikuar si maqedonët për subvencione të ndryshme për investime të ndryshme në ekonomi.

Nuk është shkolla për secilin si ashtu që nuk është bujqësia e blektoria për secilin.
Nuk është politika për çdonjërin si ashtu që nuk është mjeshtria e ndërtimit për çdonjërin, apo komandati i luftës i cili e ka atë meritën e vet.
Nuk është arsimi për çdonjërin që ka mbaruar vitet shkollore nëpër lokale kafenesh.
Nuk është çdonjëri polic ngase nuk i din rregullat dhe ligjet e punës së vet duke qenë deri dje kamarier.

Pra, ti marrim punët më me seriozitet sepse vitet kalojnë dhe mbetëm këtu ku jemi, ankohemi për çdo gjë, ankohemi për krizën duke mos punuar asgjë dhe duke mos u interesuar për fatin tonë.
-Ta ndajmë sharpin nga sheqeri.
-Të merremi secili me nga një punë apo aktivitet.
-Të shfrytëzojmë çdo gjë që na takon neve, dhe çdonjërin që na përfaqëson neve me mundin tonë. 

Pra ta respektojmë thënien e mësuesit tonë Naim Frashëri i cili thoshte:
PUNË PUNË NATË E DITË, QË TË SHOFIM PAKËS DRITË.
Të bëhemi më punëtor dhe më të mençur mos lejojmë që vëllezërit tanë të tallen me ne e lëreni më maqedonin. 

Lajme të ngjashme

Back to top button