3.110 persona janë arrestuar gjatë dy muajve të orës policore, Çulev paralajmëroi kontroll të përforcuar për maskat dhe distancën fizike

Ministri i Punëve të Brendshme, Naqe Çulev, nëpërmjet një konference për shtyp, një ditë pasi u hoq ora policore pas 66 ditëve në Maqedoninë e Veriut njoftoi se gjatë kësaj periudhë 66 ditore gjithsej 3.412 persona nuk e kanë respektuar orën policore, ndërkaq 3.110 prej tyre janë arrestuar në stacion policor, njofton Portalb.mk.

“Në territorin e SPB Shkup dhe SPB Manastir ka më shumë raste të qytetarëve jo të disiplinuar, a në territorin e Velesit dhe Kumanovës ka më pak raste”, tha Çulev.

Deri më tani, 1973 persona janë gjobitur për mosmbajtje të maskës, a në rrjetet sociale janë regjistruar 57 raste të gjuhës së urrejtjes për KOVID-19, për shkak së cilës PTHP ka dorëzuar 33 raportime dhe dy padi penale. Ministria tha se denoncimet për dhunë në familje për periudhën prill-maj janë rritur për 46%, për dallim prej vitit të kaluar në periudhën e njëjtë dhe sipas tij, për një muaj MPB ka ngritur 85 padi penale për vepra të ndërlidhura me dhunën familjare.

“Nuk duhet të harrojmë se virusi ende është i pranishëm në vendin tonë. Ta mbajmë nivelin e përgjegjësisë dhe disiplinës. Në periudhën e ardhshme do të ketë kontrolle të përforcuara për mbajtje të obligueshme të maskës dhe distancës fizike, pasi që do të zvogëlohet aktiviteti për kontrollimin e orës policore”, tha Çulev.

Sipas paralajmërimeve, MPB bashkë me shërbimet inspektuese do t’i rrisin kontrollet edhen ë objektet hotelierike, nëse të njëjtët i respektojnë masat dhe rekomandimet e institucioneve për parandalimin e shpërndarjes së virusit korona.

Ndryshe, prej sot, nuk vlen më ora policore, përkatësit ndalesa për lëvizje të cilën Qeveria e vendosi më 22 mars. Prej nesër 28 maj, do të fillojnë të punojnë edhe objektet hotilerike me protokoll përkatës të konfirmuar saktësisht për punën në pjesë të hapura gjegjësisht tarraca. Për punën në objektet e mbyllura dhe ato që nuk kanë tarraca do të rregullohet në fazën e ardhshme.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button