Mediat shpërndajnë dezinformata të RT rus se Millosheviq ka qenë i liruar nga faji për gjenocid

Në kuadër të programit për të luftuar dezinformatat dhe lajmet e rreme, të cilat në Ballkan i kalojnë kufijtë shumë shpejt dhe shpejt shfaqen në mediat e ndonjë vendi tjetër madje edhe në gjuhë tjetër, “Meta.mk” transmeton rregullisht aktualitet te shërbimet e ngjashme për kontroll të fakteve dhe luftën kundër dezinformatave në rajon, nga Kroacia në veri deri në Greqi në jug.

Servisi grek për luftë kundër dezinformatave ellinikahoaxes.gr e ka zhveshur dezinformatën në lidhje me ish-presidentin RF të Jugosllavisë dhe Serbisë Sllobodan Millosheviq, përndryshe i akuzuar për krime lufte në ish-Jugosllavi: Millosheviq vdiq në Tribunalin ndërkombëtare për krime lufte në Hagë, para fillimit zyrtar të gjykimit tij. Por disa faqe greke kanë publikuar se Millosheviq, pas vdekjes. ishte shpallur i pafajshëm për krimet e luftës gjatë luftës në BiH në periudhën 1992-1995.

Siç ka zbuluar ellinikahoaxes.gr, qëndrimi i mediave greke për shpallje të Millosheviqit, pas vdekjes, të pafajësisë buron nga një artikull në kanalin televiziv rus RT (Russia Today), e që bazohet në një artikull nga Endi Vilikson në janar të vitit 2016, sipas të cilit ish-presidenti i Jugosllavisë dhe Serbisë qenka shpallur i pafajshëm.

Por analiza e servisit grek për luftë kundër dezinformatave tregon se “provat” për një pohim të tillë janë nxjerrë nga shënimet e gjykimit të udhëheqësit ushtarak dhe ish-presidentit të Republikës Srpska, Radovan Karaxhiq, i cili më 24 mars 2016 u shpall fajtor për 10 nga 11 pika të aktakuzës për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit dhe u dënua me burg. Gjegjësisht, sipas sqarimeve të Tribunalit ndërkombëtar, nuk ishin gjetur provë që Millosheviq kishte rënë dakord për spastrimin etnik të territoreve jo-serbe.

Por kjo nuk ka asnjë lidhje me Millosheviqin, sepse ai vdiq dhjetë vjet para aktgjykimit kundër Karaxhiqit dhe aktgjykimi nuk ka të bëjë me Millosheviqin. Për më tepër, Uilkinson vetë është me orientim pro-rus dhe mohues i njohur i gjenocidit të Srebrenicës, shkruan ellinikahoaxes.gr.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button