fbpx

Aktivitet zgjedhor kanë mundur të realizohen edhe për 25 ditë

Kryetari i Komisionit Shtetëror Zgjedhor, Oliver Derkovski, mandati i të cilit, sikurse edhe i gjithë komisionit, është propozuar nga Dispozita e Qeverisë deri në fund të korrikut, vazhdimisht në ditët e fundit tenton të sqarojë se sa ditë i duhet KSHZ-së që të vazhdojë me aktivitet zgjedhore.

Në ngjarjen e fundit publike, në TV Telma në emisionin Win-Win, duke sqaruar se Lista zgjedhore duhet të përditësohet dhe se duhet të bëhet publike, dhe se më parë me dorëzimin e fundit nga MPB janë përditësuar rreth 7.500 persona për dhjetë ditë, në fund të debatit dha deklaratë në të cilën thuhet se të gjithë veprimtarit që dalin nga Kodi zgjedhor mund të realizohen për 25, 35, 45 ditë dhe se kjo është pyetje relative e cila mund reduktohet në minimum ose maksimum, shkruan Vërtetëmatësi

Me këtë, Derkovski në një mënyrë, jo drejtpërdrejtë, uli rëndësinë e këtij informacioni të KSHZ-së për presidentin Stevo Pendarovski, i cili kërkoi nga KSHZ informacione relevante dhe në të cilat mori të dhëna ku citohen një pjesë e veprimtarive zgjedhor.

Derkovski, edhe pse duket parimor në daljet e tij, edhe pse vazhdimisht thekson të drejtën që çdo votues të jep votën e tij, përsëri, në deklaratën e fundit për TV Tellma nuk është konsistent në numrat që i flet, në raport me atë çka ka thënë më herët. Jo vetëm me 50 ditët që i përmend në dokumentin e dorëzuar deri te Pendarovski.

Për shembull, me 30 prill në daljen publike përmes TV 24, Derkovski thekson se janë të nevojshme 52 deri në 56 ditë, me çka specifikon se dallimi në kohë nuk është i rëndësishëm, por i rëndësishëm është legjitimiteti, duke theksuar mendimin e vet personal se veprimtaritë tona zgjedhore të deritanishme deri më sot nuk duhet të vlejnë dhe se i gjithë procesi duhet të fillojë prej fillimi:

Mua personalisht nëse me pyesin duhet prej fillimi të fillohet. Caktohet data për zgjedhje dhe tekstualisht organizohen prej fillimi zgjedhjet. Bëhet fjalë nëse do të jenë 52-53 ditë ose 55-56 ditë. Dallimi në kohë nuk është i rëndësishëm, por askush nuk do të kontestojë të gjithë procesin – thotë Derkovski për TV 24 

Dy javë më vonë, në daljen publike përmes TV Alfa, thotë se vazhdimisht potencon se KSHZ duhet të ketë 45 deri 50 ditë, po assesi 22, 25 as edhe 30, siç është thënë:

Në afat prej dhjetë ditësh të shpalljes së zgjedhjeve duhet të kemi listën e MPB-së, ditën e dytë deshifrohet te ne, më pas për disa ditë ESHS-ja me ndihëm tonë përpunon atë listë zgjedhore dhe në pajtim me ligjin, diku ditën e dhjetë të shpalljes së zgjedhjeve e bëjnë publike…Në këtë situatë mund të thuhet se mund të reduktohet numri i ditëve, megjithatë jo në mënyrë aq drasktike që ne të mund të flasim për ditët që përmenden – 22, pastaj 25 dhe të thuhet 30 e kështu me radhë, është e pamundur…Unë vazhdimisht potencojë se KSHZ duhet të ketë 45 deri në 50 ditë për të përfunduar ato veprime në mënyrë optimale. (fjalia me bold është pas minutës së 11 të videos).

Përsëri pas dy javësh, kemi daljen tjetër publike të Derkovski në TV Tellma, ku i përmend 25 dhe 35 ditë, si të mundshme dhe si çështje e cila mund të shkojë në maksimum ose minimum.

Duke mos hyrë në pjesën subtile të çështjes (nëse aktivitet zgjedhore që janë përfunduar a hynë edhe analizimi i kryer i listës zgjedhore, dhe e cila u ndërpre për shkak të Dispozitës ligjore në fuqi nga ana e Qeverisë në mars), duke pasur parasysh se është shumë e rëndësishme të dihet nëse KSHZ është e gatshme të përfundojë gjithë procesin për 25 ose për 50 ditë, përsëri mund të vlerësohet se duke dhënë numra të ndryshëm vazhdimisht nga ana e Derkovskit deklarata e tij është jokonsekuente. Nëse thuhet se është e mundshme (dhe atë relative dhe është çështje e minimumit), aktivitet zgjedhore të përfundojnë edhe për 25 ditë, atëherë përse nuk i ka theksuar këto 25 ditë më daljet e tij të mëparshme ose si relative edhe në dokumentin e dorëzuar deri te Presidenti Stevo Pendarovski? Aty vetëm thuhet se “KSHU nuk cakton afate dhe se ato janë të vërtetuara me Kodin Zgjedhor”.

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close