Restorantet dhe kafenetë do të punojnë deri në ora 22:00

Objektet hotelierike të cilët kanë tarraca do të munden të hapen nesër, por do të duhet t’i plotësojnë rekomandimet për distancë dhe pajisje mbrojtëse, informoi sot ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, njofton Portalb.mk.

Protokolli i Komisionit për sëmundje ka rekomanduar orari i punës për lokalet do të jetë prej orës 08:00 deri në ora 22:00.

Ai shtoi se objektet tjera hotelierike do të munden të hapen më vonë, pasi që të shihet se si do të respektohen rekomandimet.

“Ne kemi përgatitur protokoll nga Komisioni për Sëmundje Infektive i cili parashikon tre faza në hapjen e objekteve hotelierike. Vendimi i djeshëm i Qeverisë është realizim i fazës së dytë. Do ta ndjekim situatën dhe nëse respektohen protokollet do të realizohet edhe faza e tretë për hapjen e objekteve edhe në hapësirë të mbyllur”, tha Bekteshi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button