RMV, Njëzet persona nuk e kanë respektuar orën policore

Njëzet persona në vend gjatë 24 orëve të fundit nuk e respektuan ndalesën për lëvizje, me ç’rast janë arrestuar 17 persona, ndërsa për të tjerët janë marrë të dhëna dhe do të pasojnë masa adekuate, transmeton Portalb.mk.

Nga MPB gjithashtu informuan se, lidhur me masën për mosmbajtje të mbrojtjes personale në fytyrë, janë regjistruar 284 shkelje.

Për 24 orët e fundit në territorin e vendit, 76 personave u janë dhënë vendime për izolim, ndërsa 75 persona nënshkruan deklarata për vetëizolim.

Nga ana e nëpunësve policorë janë kryer kontrolle tek persona në izolim dhe vetëizolim, ndërsa janë evidentuar pesë persona të cilët nuk e respektuan masën për vetëizolim.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button