Në Gjykatën e Apelit sot mbahet seanca publike për rastin e 27 Prillit

Në Gjykatën e Apelit, sot në sallën e madhe të Gjykatës Supreme do të mbahet seanca publike për rastin e 27 Prillit, në të cilin janë të akuzuar ish ministri i Punëve të Brendshme dhe ish drejtori i Byrosë për Siguri Publike, Mitko Çavkov dhe 15 persona të tjerë, njofton Portalb.mk.

Aktgjykimi i parë në këtë lëndë u miratua në mars të vitit të kaluar dhe të akuzuarit u dënuan për veprën penale “Rrezikim terrorist të rendit kushtetues”. Me këtë, 16 të akuzuarit morën dënim gjithsej 211 vjet burg. Përveç Çavkovit, në mesin e të dënuarve ka edhe përfaqësues tjerë të MPB-së dhe Agjencisë për Zbulim.

Gjykatësja Dobrilla Kacarska, e cila e ka udhëhequr lëndën në Gjykatën Penale të Shkupit, gjatë shqiptimit të aktgjykimit tha se Çavkov dhe të akuzuarit e tjerë kanë qenë të njoftuar për sulmin e dhunshëm në Kuvend, por nuk kanë ndërmarrë asgjë që ta parandalojnë të njëjtin.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button