Numri i vdekjeve nga COVID-19 në mbarë botën tejkalon shifrën 350 mijë

Mbi 350 mijë persona në botë kanë humbur jetën si pasojë e koronavirusit të ri (COVID-19), thonë të dhënat e ueb faqes “Worldometer”, transmeton Anadolu Agency (AA).

Të dhënat e fundit thonë se në botë kanë humbur jetën gjithsej 350.022 persona të cilët më parë ishin diagnostikuar me COVID-19.

Deri më tani, numri i të infektuarve në botë është 5.643.983, prej të cilëve 2.408.444 janë shëruar.

SHBA edhe më tej është shteti më i goditur me mbi 100 mijë të vdekur. Mbretëria e Bashkuar ka regjistruar 37.048, Italia 32.995 ndërsa Franca 28.530.

Në Kinë, që është vendi ku për herë të parë u shfaq virusi në dhjetor të vitit të kaluar, janë regjistruar mbi 84 mijë të infektuar, prej të cilëve mbi 79 mijë janë shëruar ndërsa mbi 4.600 kanë vdekur.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button