SHBA, numri i të vdekurve nga COVID-19 tejkalon shifrën 100 mijë

Të dhënat nga ueb faqja “Worldometer” tregojnë se në SHBA numri i të vdekurve nga koronavirusi i ri (COVID-19) ka tejkaluar shifrën 100 mijë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas ueb faqes “Worldometer”, e cila përpilon të dhënat në lidhje me pandeminë e koronavirusit, numri i të vdekurve në SHBA është rritur në 100.103.

Sipas të dhënave, deri më tani koronavirusi është zbuluar tek 1.714.371 persona.

Përsa i përket numrit të vdekjeve, SHBA është vendi më i prekur nga koronavirusi në botë, pasuar nga Mbretëria e Bashkuar (37.048 viktima), Italia (32.955 vdekje) dhe Spanja (28.432 viktima).

Epiqendra e pandemisë në SHBA mbetet New York-u, me mbi 368 mijë të infektuar dhe mbi 29 mijë të vdekur.

Që nga shpërthimi i koronavirusit, në SHBA janë testuar mbi 15 milionë të dyshuar për COVID-19, ndërsa janë shëruar mbi 468 mijë pacientë paraprakisht pozitiv ndaj koronavirusit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button