Spasovski: Nëse rritet numri i të infektuarve, përsëri do të kthehen masat kufizuese

Kryeministri teknik, Oliver Spasovski paralajmëroi në konferencë për shtyp se nëse rritet numri i të infektuarve me virusin korona në nivel ditor, atëherë përsëri do të rikthehen masat restriktive, njofton Portalb.mk.

“Nëse numri i të infektuarve rritet, kjo do të thotë që përsëri do të vendosim masa restriktive. Për atë apeloj deri te qytetarët që t’i respektojmë masat për mbajtjen e maskës, mbajtje të distancës dhe sjelljes sipas protokolleve”, tha Spasovski.

Prej nesër 27 maj, nuk do të vlejë ora policore gjegjësisht ndalesa për lëvizje të cilën Qeveria e vendosi më 22 mars, kumtoi kryeministri Oliver Spasovski sonte në konferencën për media duke i prezantuar vendimet e miratuara në seancën e sotme të pasdite të cilat janë, siç tha, në bazë të kushteve të përmbushura dhe nga analizat edhe rekomandimet e Komisionit të Sëmundjeve Infektive.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button