Servisi publik serb rregullisht e përdor nocionin “Severnomakedonci” (maqedonas verior) megjithëse komb i tillë nuk ekziston

Servisi publik mediatik serb Radiotelevizioni i Serbisë (RTS) duke e publikuar shtojcën e lajmeve të djeshme sërish ka përdorur mbiemrin në kategorinë “Severnomakedonsko” (maqedono-veriore) dhe emër të përveçëm Severnomakedonci” (maqedonas-verior) që është manipulim me publikun, për shkak se komb i tillë nuk ekziston, njofton Meta.mk.

Bëhet fjalë për lajm nga sfera e sportit me titull “Bugari nude Severnomakedoncima yajedniëku kosharkashku ligu!“ (Bullgarët u ofrojnë Maqedonasve verior ligë të përbashkët basketbolli!), në të cilën edhe pavarësisht sugjerimit nga ana e Ministrisë për Punë të Jashtme të Maqedonisë, sërish shpiket  nacionaliteti “Maqedonas verior”. Ndërsa, lajm për këtë sugjerim ka publikuar edhe vetë RTS.

Manipulimi nuk haset vetëm në titull, por edhe në fillim të tekstit, ku përmenden “mediat maqedono veriore” dhe “basketbolli maqedono veriore”.

Dukuria e përdorimit të gabuar të emrave dhe mbiemrave në këtë aspekt jo vetëm që hasеt me të madhe ueb-sajtin e RTS-së, por me sa duket është bërë ndonjë zëvendësim automatik i “maqedonas” me “maqedono verior”, madje edhe në lajme shumë më të vjetra nga hyrja në fuqi e Marrëveshjes së Prespës, më 12 shkurt 2019, me të cilin emri Maqedoni u ndryshua në Maqedonia e Veriut, lexojmë “maqedono verior” (faqe 8 në rezultatet).

Sipas udhëzimeve të MPJ-së së Maqedonisë për mediat me Marrëveshjen nga Prespa, emri zyrtar i vendit është Republika e Maqedonisë së Veriut (emri i shkurtë Maqedonia e Veriut”. Nacionaliteti (shtetësia) është “Maqedonase/qytetar i Republikës së Maqedonisë së Veriut”. Do të thotë, fjala “maqedono verior” në titullin e tekstit është absurde, pasi nuk shënon asgjë.

Kur bëhet fjalë për shtetin dhe organet e saj zyrtare, por edhe kategori tjera, format e shtuara mund të jenë “maqedonas/e”. MPJ-ja paraqet disa shembuj: “ekonomi maqedonase, sektori shëndetësor i Republikës së Maqedonisë së Veriut, arti maqedonas, muzika maqedonase, bujqësi maqedonase, arkitektura maqedonase, industria ushqimore e Maqedonisë së Veriut etj.”, prej ku rezulton që përdorimi i nocioneve nga RTS “mediat maqedono-veriore”, “basketboll maqedono-verior”, apo “policia maqedono-veriore” janë të padrejta dhe të pasakta.

MPJ këtu pa ekuivoke dhe në mënyrë kategorike thotë që “mbiemra tjerë, duke përfshirë edhe maqedono Verior”, “maqedono v.” dhe “maqedonoverior”, nuk duhet të përdoren në këto raste.”

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button