Shenja të forta se keni punë me një ‘lojtar’

Pa marrë parasysh se sa i dashur është për ju, simpatik dhe seksi, këto shenja zbulojnë se ai është vetëm një ‘lojtar’ dhe do të mbeteni me zemër të thyer.

Nëse dëshironi që me kohë të mbroheni nga meshkuj të tillë, të cilët vetëm shkaku i disa arsyeve që vetëm ata i dinë dëshirojnë të ju mbajnë afër, lexojini shenjat të cilat e demaskojnë atë!

Kthen kokën pas secilës 
Nëse jeni në shoqëri me të, e shikimi i ikën në secilën palë këmbë të femrave që i shfaqen në afërsi, me siguri se nuk do të ndiheni rehat. Kjo mund ta zbulojë se çfarë në të vërtetë i pëlqen, cili lloj i femrave etj. Por, nëse nuk dëshironi ta përcillni se te cilat femra po i ikën shikimi, ndërsa që juve nuk ju kushton vëmendje – nisuni tutje, nuk është ai për juve.

Facebook-u i tij nuk është i kompletuar 
E ka anuluar kërkesën tuaj për t’u bërë shokë. E ka një profil të kufizuar. Gjithmonë e mbyll atë kur ju jeni afër tij. Me siguri se ka disa femra tjera ‘rezervë’. Natyrisht se ky ‘lojtar’ ka shumë ‘shoqe’, me të cilat shoqërohet dhe të cilat interesohen për të.

Mjeshtër i fjalëve të ëmbla 
Po, ju ka thënë se nuk dëshiron të jetë me tjetrën, por edhe më tutje refuzon të ju mbajë për dorë në publik dhe kur flet me dikë tjetër. Do të ju dhurojë komplimente kur është nën ndikimin e alkoolit, por në mëngjes do të jetë “ftohur”. Nëse është gojëmbël derisa nuk merr atë që dëshiron, kujdes. Nëse ju dashuron këtë duhet edhe ta vërtetojë – e fjalët nuk mjaftojnë.

Kurrë nuk është aty kur ju nevojitet 
‘Më fal, m’u ndal bateria në celular’. Mbani mend se një lloj të tillë të mashkullit kurrë nuk do ta keni pranë vetes, me përjashtim atëherë kur ai ka nevojë për juve, atëherë kur duhet të luani sipas rregullave të tij.

Ka shumë ‘shoqëri’ 
Mos e kuptoni për të keq, gjithçka është në rregull nëse mashkulli dhe femra duan të kenë kohë dhe hapësirë për nevojat e tyre. Nëse mashkulli juaj dëshiron të shoqërohet me shokët e tjerë, kjo do të thotë se ka jetë edhe jashtë lidhjes, ngjashëm sikur që edhe ju duhet ta keni. Keni problem nëse dëshiron të “çmendet” dhe nën ndikimin e alkoolit përqafon femrat e tjera.

Nuk keni qasje në celularin e tij 
Nëse e ndërron ambientin ku jeni ju dhe flet diku tjetër në celular, çmendet nëse ju e prekni celularin e tij, është me paranojë kur ju i qëndroni pranë celularit të tij – diçka po fsheh prej juve.

Nuk dëshiron t’i njihni prindërit e tij
Të jemi të sinqertë, dikush që dëshiron lidhje serioze me ju – me prindërit e tij do të ju njoftojë me prindërit e tij në një moment. Nëse për një kohë më të gjatë jeni në lidhje, e ai e refuzon një mundësi të tillë; diçka nuk shkon. Ose me prindërit nuk është në marrëdhëniet më të mira, ose është një “lojtar’.

Kurrsesi t’i kujtohen disa fakte rreth jush 
I keni thënë se jeni alergjike në një lloj ushqimi, por ai edhe më tutje ju ofron të njëjtin? Nëse ju dashuron, do të dëshirojë të ju njohë më mirë, do të dëshirojë të dijë gjithçka rreth juve. Nëse jo, atëherë gjithnjë harron disa fakte për ju, sepse thjesht nuk i interesoni.

Telashe, telashe, telashe 
Besojuni instinkteve tuaja. Nëse shpeshherë gjendeni në situata kur nuk ndiheni mirë shkaku i vajzave të tjera, nëse nuk i besoni, e edhe më tutje kërkoni justifikime, të gjitha këto janë shenja të këqija dhe pranojani vetes tuaj se diçka nuk po shkon. Ju meritoni dikë më të mirë se ai! /Telegrafi/

Lajme të ngjashme

Back to top button