Japonia e ndihmoi Kosovën me mbi 700 mijë dollarë në luftën kundër Covid-19

Japonia ka ndarë më shumë se 700 mijë dollarë për Kosovën në luftën kundër koronavirusit, ka bërë të ditur i ngarkuari me punë në Ambasadën Japoneze në Kosovë, Mitsunori Ogasawara, sipas një njoftimi nga Ministria e Shëndetësisë, transmeton KlanKosova.

Kjo u bë e ditur në një komunikatë pas takimit që ministri Arben Vitia pati me Ogasawaran.

Ogasawara bëri të ditur se Japonia siguron produkte mjekësore, sanitare dhe higjienike si dhe mundësi për arsimim të vazhdueshëm për fëmijët.

“Është e rëndësishme që kontributi ynë të lehtësojë një shoqëri gjithëpërfshirëse bazuar në idenë e sigurisë njerëzore dhe që askush të mos mbetet prapa”, tha ai.

Në anën tjetër,ministri Vitia ka njoftuar Ogasawaran për menaxhimin e pandemisë ku kontributi ndërkombëtar, krahas organizimit të institucioneve të Kosovës, profesionistëve shëndetësor dhe qytetarëve, ka ndikuar që suksesi në menaxhimin e pandemisë në Kosovë të jetë i prekshëm.

“Në këtë takim nga Ogasawara u bë e ditur se aktualisht Japonia po bën çdo përpjekje për të zhvilluar ilaçe kundër COVID-19 dhe ka vendosur të zgjerojë hulumtimet klinike mbi disa lloje të tyre përmes bashkëpunimit me komunitetin ndërkombëtar, me të cilat terapi do të ndihmohet edhe Kosovën në rast se do të ketë një valë të re eventuale të COVID-19”, thuhet në njoftimin e MSH-së.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button