FFM-ja vendosi për (mos)vazhdimin e kampionateve të futbollit

Komisioni për gara pranë Federatës së futbollit të Maqedonisë (FFM) në mbledhjen e sotme solli propozim-vendim për vazhdimin e sezonit 2019/2020 në Ligën e Parë, por pa praninë e publikut, ndërsa ndërpritet kampionati për Ligën e Dytë dhe të Tretë, transmeton Portalb.mk.

“Komisioni për gara pranë FFM-së do të propozojë vazhdimin e sezonit në terminët prej 14 deri më 21 qershor”, njoftojnë nga federate.

FFM-ja njoftoi se ky vendim vjen si rezultat i rekomandimeve të Institutit për shëndetin publik. Përfaqësuesit e ekipeve të futbollit kanë konfirmuar protokollin shëndetësor për rifillimin e Ligës së Parë.

“Konfirmuan protokollin shëndetësor për kthim të ekipeve të Ligës së Parë në seancat stërvitore dhe ndeshje me përgjegjësi të plotë, me atë që kthimi në terrene të jete maksimalisht i sigurt për gjithë pjesëmarrësit”, njoftuan nga FFM-ja.

Federata njoftoi se kampionati do të luhet me sistem të shkurtuar.

“Komisioni për gara pranë FFM-së solli vendim që kampionati të luhet në sistem të shkurtuar, gjegjësisht pas propozimit që rezultoi më i pranueshëm nga shumica e klubeve në Ligën e Parë”, njoftoi FFM-ja.

-Të luhen katër xhirot e mbetura të rrethit të tretë dhe pastaj të kalohet në fazën play off (gjashtë ekipet e para pas mbylljes së rrethit të tretë).

-Tre ekipet e para të renditura pas përfundimit të play off sigurojnë garat europiane të UEFA-së.

– Faza play off (katër ekipet e fundit të renditura pas mbylljes së rrethit të tretë) PA RËNIE nga elita të dy ekipeve të fundit të renditura pas përfundimit të fazës play off.

-Zhvillim të Kupës së Maqedonisë me një ndeshje gjysmëfinale dhe ndeshje finale. Fituesi i Kupës së Maqedonisë do të sigurojë kualifikim në garat evropiane të UEFA-së.

Federata njoftoi se vetëm Liga e Parë do të vazhdon.

“Skuadrat e Ligës së Dytë të futbollit vendor nuk do të vazhdojnë sezonin garues 2019/2020, ndërsa Komisioni për Gara rekomandon që të njëjtën ta ndjekine dhe klubet e Ligave të Treta dhe kategorive më të ulta të futbollit vendor”, njoftuan nga FFM-ja.

Ndryshe, Qeveria e Maqedonisë së Veriut në seancën e fundit vendosi për lehtësimin e masave për qarkullim, duke larguar orën policore, duke hapur kufijtë dhe objektet hotelerike.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button