RMV, Rezultoi negative në Covid-19 e punësuara në Entin gerontologjik në Shkup

E punësuara në Entin gerontologjik në Shkup, e cila më 24 maj përmes skriningut në këtë institucion është regjistruar me rezultat pozitiv, është negative në Kovid-19, kumtoi sot Ministria e Shëndetësisë.

“Punonjësja në Institutin Gerontologjik në Shkup është negativ ndaj virusit dhe deri më tani, përveç dy rezultateve pozitive në kopshtin e fëmijëve në Manastir dhe Shkup, nuk është regjistruar asnjë rast tjetër pozitiv përmes skriningut”, njoftojnë nga Ministria e shëndetësisë.

“Te personi i cili më 24 maj, përmes skriningut në entin gerontologjik në Shkup është regjistruar me rezultat pozitiv, është bërë kontroll teknik gjatë evidencës dhe në pajtim me korrigjimin është bërë përmirësim i statistikës së përgjithshme. E punësuara në entin gerontologjik në Shkup është negative në virus dhe deri tani, përveç dy rezultateve pozitive në një kopsht për fëmijë në Manastir dhe një në Shkup nuk janë regjistruar raste të tjera pozitive përmes skriningut”, thuhet në kumtesë, transmeton MIA.

Përmes skriningut që filloi më 13 maj deri tani janë bërë 2248 teste.

Ndryshe, Ministria e Shëndetësisë informon se në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë 3 persona nga virusi korona, 16 të tjerë janë infektuar, ndërkaq 14 janë shëruar. Me këtë, numri i përgjithshëm i rasteve të diagnostikuara në vend ka arritur në 2.014, të shëruarve 1.453, të vdekurve 116, ndërkaq kemi 445 raste aktive.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button