Duka deklaroi se në Dibër nuk ka as raste të dyshimta me virusin korona

Hekuran Duka, kryetari i Dibrës njoftoi se prej momentit kur në Dibër janë kryer gjithë rastet me virusin korona, nuk ka më asnjë rast të ri, por nuk ka as edhe raste të dyshimta, transmeton Portalb.mk.

“Situata epidemiologjike është stabile, nuk ka të infektuar të ri, ndërsa në Spitalin e përgjithshëm të Dibrës nuk ka pacientë të cilët janë paraqitur me simptoma të dyshimtë të Kovid-19”, deklaroi Duka.

Ai raportoi se Shtabi operativ komunal ka shpërndarë ndihma humanitare për 1,000 familje.

Qyteti i Dibrës ishte vatra e parë e të infektuarve me virusin korona në Maqedoninë e Veriut, por është edhe qyteti i parë ku u shëruan gjithë pacientët që i kanë mbijetuar virusit korona.

Ministria e Shëndetësisë më 1 maj zyrtarisht raportoi për një pacient të shëruar në Dibër, i cili ishte pacienti i fundit i infektuar në Dibër. Testimi i pacientit të fundit ishte realizuar më 30 prill, derisa më herët në testimin e parë kishte rezultuar negative.

Nga numri i përgjithshëm i pacientëve, 47 janë shëruar, për fat të keq, katër persona ndërruan jetë, tre prej tyre nga Dibra dhe një nga Qendra e Zhupës. Në Dibër gjithsej janë të regjistruar 51 pacientë, dy prej të cilëve janë nga Qendra Zhupa.

Qytetarët e dy komunave ishin 30 ditë në karantinë dhe me kufizim të lëvizjes për shkak të krizës shëndetësore.

Ndryshe, Ministria e Shëndetësisë informon se në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë 3 persona nga virusi korona, 16 të tjerë janë infektuar, ndërkaq 14 janë shëruar. Me këtë, numri i përgjithshëm i rasteve të diagnostikuara në vend ka arritur në 2.014, të shëruarve 1.453, të vdekurve 116, ndërkaq kemi 445 raste aktive.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button