COVID-19, Italia publikoi rezultatet e 24 orëve të fundit

Italia vijon të shënojë ulje të ndjeshme të numrit të viktimave të krijuar nga koronavirusi.

Gjatë 24 orëve të fundit u regjistruan 78 viktima të tjera duke e çuar numrin total në 32,955.

Ndërsa është ulur dhe numri i rasteve të reja gjatë 24 orëve të fundit ku këtë të martë u rrit me 397. Gjithsej numërohen 230,555 të infektuar në të gjithë vendin, transmeton OraNews.

Numri pozitivë aktual me COVID-19 është 52,942 ku shumica janë të shtruar në spital. 521 prej tyre janë në gjendje më të rëndë shëndetësore.

Numri total i të shëruarve është 144,658. Deri më tani në të gjithë Italinë janë kryer 3,539,927 teste.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button