Maqedonia nuk mori datë bisedimesh me BE-në

Këshilli i ministrave të Bashkimit Evropian vendosi mos t’i jep Maqedonisë datë bisedimesh me Bashkimin Evropian. Në vend të kësaj kërkon nga Komisioni Evropian të përgatis një raport për vendin i cili mes tjerash, do të përcjell progresin e Maqedonisë për çështjen e emrit deri në pranverë të vitit 2013. Nëse arrihet zgjidhja e emrit deri në qershor të vitit 2013 kur Komisioni do të duhet ta prezantojë para Këshillit raportin për Maqedoninë, atëherë ky i fundit mund të caktojë datë për negociata. 

Është kjo njëra ndër konkluzionet e cila u përcoll me shumë polemika dhe debate dhe me rezistencë të fuqishme të Greqisë të mbështetur nga Bullgaria në mbledhjen e sotme të Këshillit të BE-së. Konkluzionet e tjera janë të miratuara.

Në ndërkohë Komisarit për zgjerim Shtefan Fyle ka përshëndetur konkluzat e Këshillit të ministrave të Bashkimit Evropian duke i quajtur ato si pozitive.

“Konkluza paraqet një hap të rëndësishëm në lëvizjen përpara të marrëdhënieve mes Maqedonisë dhe Bashkimit Evropian dhe na zhvendos neve nga situata statike e këtyre katër viteve të fundit” shkruan Fyle në komunikatën e tij duke lajmëruar se do ta vizitojë Maqedoninë diku afër Vitit të ri.

“Është esenciale që të ruhet atmosfera e zgjerimit në të gjitha sferat që Maqedonia të ruajë potencialin e plotë për hapjen e negociatave në pranverë të vitit 2013” thotë Fyle.

Por, përpos Greqisë ishte edhe Bullgaria e cila qartë u shpreh kundër dhënies së datës së negociatave. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button