Detyrimi për rehabilitim të tokës dhe ujërave nëntokësorë në OHIS është i shtetit

Rehabilitimi i plotë i tokës, por edhe i ujërave nëntokësorë, duhet të bëhet në pothuajse dhjetëra mijëra metra katrorë tokë që i përkasin ish-gjigantit kimik OHIS. Detyrimi i takon shtetit, i cili ende është pronar i kësaj toke, raporton Meta, përcjell Portalb.mk.

Depozitimi  i papërshtatshëm, prej disa dekadash, i dhjetëra kimikateve të rrezikshme, si pasojë e punës së fabrikës, kontribuon në ndotjen katastrofale të mjedisit që ndikon drejtpërdrejt në shëndetin e banorëve të Shkupit.

OHISI ka tre deponi me lindan me insekticid të lart toksik dhe një jashtë oborrit, në lokalitetin Pelenicë, Draçevë. Në oborrin e OHIS, vlerësohet se ka mbi 13.000 ton lindan, i mbuluar me 20.000 ton tokë, e cila është kontaminuar plotësisht deri më tani dhe është ajo vetvetiu paraqet një mbeturinë të rrezikshme.

Ende ekziston merkuri kancerogjen, mbetje nga puna e repartit të elektrolizës, ndërsa ka rreth 14 ton monomervinylklorid të rrezikshëm dhe rreth 4.6 ton iniciatorë dhe 5.2 ton kimikate me përbërje të panjohur, të cilat duhet të eksportohen në Zvicër dhe Gjermani ku do të bëhet shkatërrim i sigurt.

Deri më tani, si pjesë e projektit “Mënjanim,zhvendosja, shkatërrimi ose neutralizim të materieve kimike” prej SHA  “Ohis”, firma “Ekocentar 97” ka transportuar gati 64 tonë kimikate të rrezikshme që përmbajnë metanol, monomerakrolnitril, iniciatorë dhe kimikate të panjohura.

Objektet e ish kapacitetit shtetëror janë shitur dhe kanë pronar privat, por toka përreth tyre dhe oborri i OHIS janë akoma në pronësi të shtetit, që do të thotë se detyrimi për rregullimin e tokës dhe ujërave nëntokësore i takojnë shtetit, konfirmoi Ministria e mjedisit jetësor. Për momentin, nuk dihet se kur do të zbatohen saktësisht këto aktivitete, nëse do të ketë projekte për punime të pjesshme apo për hapësirën në tërësi.

“Pronari i ri i OHIS në fakt është pronar vetëm i objekteve të OHIS, por jo i tokës. Ende është pronë e shtetit, pra detyrimi për të adresuar ndotjen nga e kaluara. Vlerësimet fillestare të kostos së rehabilitimit të tokës janë bërë në studimet e mëparshme, por duke pasur parasysh që vetërehabilitimi do të bëhet vetëm pasi të hiqet lindani dhe të pastrohen deponitë, nuk mund të thuhet shuma e saktë. Prandaj, vlerësimet në kushte të ndryshimeve të vazhdueshme të çmimeve të shërbimeve në fushën e shërbimeve të pastrimit të mjedisit, heqjen, transportin, etj., do të bëhenmë vonë”, thonë nga Ministria e mjedisit jetësor.

Adnan Qahil, ish-inxhiniernë OHIS i cili ishte njëkohësisht koordinatori i grupit punues të qeverisë për të zgjidhur problemin e lindanit, paralajmëroi gjithashtu për ndotjen e tokës në OHIS me pesticide, herbicide dhe fungicide dhe kimikate të tjera. Ai thotë se ndotja e ujërave nëntokësorë ka qenë prej kohësh problem jo vetëm në fabrikë, por edhe në të gjithë zonën, vendbanimet e Aerodromit, Lisiçe dhe Draçevë, dhe analizat kanë treguar grimca të lindanit edhe në ajër në GjorcePetrov.

“Në të kaluarën, ne kemi bërë analiza se si substancat tashmë të tretura si lindania,ndikojnë edhe nëajër, tokë dhe ujërat nëntokësorë të cilat kanë treguarrezultate serioze. Problemi është metoda e depozitimit, që është plotësisht e papërshtatshme dhe për këtë arsye vjen deri te rrjedhjakorrozive e substancave dhe nëse nuk reagohet me kohë, katastrofanuk do të mund të parandalohet. Rehabilitimi është i detyrueshëm dhe duhet të zbatohet sa më shpejt që është e mundur”, thotë Qahil.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button