RMV, Komisioni për sëmundje ngjitëse demantoi disa media në lidhje me lehtësimin e masave

Komisioni për sëmundje ngjitëse ka demantuar informacionet e publikuara në disa mediume se është vendosur për lehtësimin e masave me arsyen se të njëjtat nuk po respektohen nga qytetarët, njofton Portalb.mk.

“Komisioni për sëmundje ngjitëse i demanton informacionet që janë plasuar sot në media të caktuara se në mbledhjen e mëngjesit është sjellë vendim për lehtësimin e plotë të masave për shkak se të njëjtat nuk po respektohen nga qytetarët”, raportojnë nga Komisioni.

Ata vlerësojnë se gjithë masat dhe propozimet deri në Qeveri, Komisioni i ka sjellë duke u bazuar në analizën substanciale të gjendjes me epideminë në vend.

Ndryshe, Ministria e Shëndetësisë informon se në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë 3 persona nga virusi korona, 16 të tjerë janë infektuar, ndërkaq 14 janë shëruar. Me këtë, numri i përgjithshëm i rasteve të diagnostikuara në vend ka arritur në 2.014, të shëruarve 1.453, të vdekurve 116, ndërkaq kemi 445 raste aktive.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button