Nuk ka raste të reja nga COVID-19 në Kroaci

Shtabi i Mbrojtjes Civile i Republikës së Kroacisë njoftoi se në orët e fundit nuk ka pasur raste të reja të koronavirusit të ri(COVID-19), raporton Anadolu Agency (AA).

Numri i përgjithshëm i pacientëve me koronavirus është 2.244, njoftoi Shtabi.

Deri më tani janë testuar 63.682 persona, nga të cilët 1.260 në 24 orët e fundit.

Janë 42 persona në spital. Prej tyre, 5 pacientë janë në respirator.

Numri i përgjithshëm i të shëruarve është 2,046, që është 11 të shëruar në 24 orë.

Numri i përgjithshëm i vdekjeve është 101.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button