Në konfeksionin e tekstilit të Shtipit po rritet numri i të infektuarve

Pesë raste të reja të infeksionit me koronavirus në Shtip, katër prej të cilëve janë punëtorë tekstili nga konfeksioni i Shtipit, në të cilin në dy ditët e kaluara janë regjistruar dy punëtorë të infektuar, me të cilët në këtë fabrikë numri i përgjithshëm i të infektuarve arrin gjashtë persona, transmeton Portalb.mk.

Kryetari i Komunës së Shtipit, Bllagoj Boçvarski sot tha se nga ana e pronarit të konfeksionit është informuar se do të mbyllet brenda një jave, nëse ka nevojë edhe për më gjatë.

“Kam biseduar me pronarin e konfeksionit, por edhe me të gjitha shërbimet e inspektimit dhe më njoftuan se është bërë inspektim, mbikëqyrje dhe kontroll dhe është konstatuar se nuk janë shkelur masat për mbajtjen e pajisjeve mbrojtëse. Por pronari më njoftoi se me nismën e tij ai do ta mbyllë kompaninë për një javë nëse është e nevojshme edhe më shumë, në mënyrë që të kontrollohen të gjithë punëtorë”, thotë Boçvarski.

Kompetentët nga Qendra për Shëndet Publik-Shtip informuan se sot janë marrë nëntë strisho, shtatë prej të cilave kanë të bëjnë me konfeksionin. Në vijim është duke u bërë edhe anketë epidemiologjike për punëtorët nga konfeksionet tjera, të cilët janë transportuar me të njëjtin autobus me punëtorët e këtij konfeksioni të Shtipit. Fillimisht, bëhet fjalë edhe për më shumë se dhjetë njerëz.

Ndërkohë, Ministria e Shëndetësisë informoi sot se në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë 3 persona nga virusi korona, 16 të tjerë janë infektuar, ndërkaq 14 janë shëruar. Me këtë, numri i përgjithshëm i rasteve të diagnostikuara në vend ka arritur në 2.014, të shëruarve 1.453, të vdekurve 116, ndërkaq kemi 445 raste aktive.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button