“Dhuna dhe varfëria pengojnë përparimin e Afrikës”

Kryetari i Komisionit të Unionit Afrikan (AU), Moussa Faki Mahamat, theksoi se pavarësisht zhvillimeve të rëndësishme në mbarë kontinentin, varfëria, dhuna dhe mungesat në administratat në Afrikë pengojnë përparimin, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Në kontinent janë duke ndodhur përparime politike, ekonomike dhe sociale por kjo situatë nuk mund të fshehë mungesat e tmerrshme”, shkroi ai në një deklaratë me shkrim me rastin e Ditës së Afrikës.

Ai vuri në dukje se problemet e mëdha në kontinent krijojnë paqartësi për të ardhmen. “Dhuna dhe varfëria pengon përparimin e Afrikës”, tha ai.

Mahamet potencoi se terrorizmi, krizat paszgjedhore, përleshjet fisnore dhe fetare kanë rrethuar përhershëm Afrikën, duke shtuar se ende ka mundësi dhe shpresë për zgjidhjen e këtyre problemeve.

Që nga viti 1963, 25 maji festohet si “Dita e Afrikës”, e cila gjithashtu është dita e themelimit të këtij unioni.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button