Shtip, plaku kërkoi certifikatën e vdekjes së gruas, ajo ende gjallë

Një rast shumë i çuditshëm ka ndodhur në fshatin Dragoevë të Shtipit. Plaku 88 vjeçar nga autoritetet ka kërkuar certifikatën e vdekjes së gruas së tij të sëmurë e cila ende ishte gjallë.

Këtë e ka bërë nga frika se plaka do të vdiste, ndërsa rruga deri te fshati për shkak të reshjeve të mëdha të borës mund të bllokohet në ndërkohë.

Ekipi i mjekëve ka shkuar në shtëpinë e tyre, ku ka gjetur një pamje jo të zakonshme. Plaka e shtrirë duke pritur momentin e vdekjes, pasi fshatarët kishin “parashikuar” se ajo do të jetonte edhe shtatë ditë, ndërsa dita e shtatë ka kaluar sot, transmeton Kanal 5./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button