Mjekët amë kërkojnë nga qeveria një paketë masash për të trajtuar pasojat ekonomike të krizës

Shoqata e Mjekëve të mjekësisë së përgjithshëm dhe familjare kërkojnë nga kryeministri Oliver Spasovski dhe ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe paketë të masave ekonomike për mbështetje edhe të mjekëve amë, njofton Portalb.mk.

“Pandemia ndikon në ekzistencën e përgjithshme të vendit, shëndetësore dhe financiare, por ndikon edhe në mbijetesën financiare të ambulantave në MSHP: sigurim të mëtutjeshëm të pajisjeve mbrojtëse personale, sigurim të kushteve për punë të sigurt me pacientët dhe gjithsesi pagesë të pagave për punonjësit. Mjekët amë nuk do të jenë në gjendje të mbijetojnë dhe do të detyrohen të mbyllin ordinancat e tyre”, theksohet letër.

Ata pretendojnë se mjekët amë janë harruar nga institucionet dhe janë vendosur në pozitë të pabarabartë, duke theksuar se ato janë institucione private shëndetësore dhe se vetë duhet të sigurojnë mjetet e tyre për punë.

Kërkesat e përcaktuara në letër janë:

  • Shpërblim për të gjithë punonjësit shëndetësorë – ekipe të mjekëve amë të cilët kujdesen për pacientët me kovid – 19 në trajtim shtëpiak dhe do të kujdesen për pacientët që e kanë kaluar kovid-19,
  • Vauçerë të vlefshme që do të mund t’i përdorin për të blerë pajisje mbrojtëse personale dhe materiale higjienike,
  • Realizimi i rritjes së premtuar të pikës së kapitacionit në 90 denarë,
  • Të shfuqizojë metodën e pagesës dekurajuese kur një mjeku familjar me një numër më të madh të pacientëve paguhet 70% dhe 45% e vlerës së pikës.

Mjekët e familjes kërkojnë gjithashtu të përfshihen në marrje të vendimeve për t’u përballur me pandeminë, për, siç thonë ata, të mund të sigurohet sistem i fortë i kujdesit parësor shëndetësor, i cili është thelbësor për të ofruar përkujdesje me cilësi të lartë dhe zbatimin e motos së OBSH-së “Shëndet për të gjithë”.

Kryeministri i Qeverisë, Oliver Spasovski, me rastin e kërkesës së tyre për pakon e masave ekonomike për mbështetje të mjekëve amë ka thënë se do t’i shqyrtojë kërkesën e mjekëve.

Ai theksoi se  në bazë të analizave do të sillen edhe vendime,  ndërsa  si Qeveri  janë të hapur për dialog.

“Si Qeveri kemi bërë gjithçka  investojmë në potencialin  veçanërisht në sektorin shëndetësor.  Për shkak të asaj që konsideruam se nëse nuk bëhen përpjekje  në potencialin njerëzor në sektorin shëndetësor do të kemi problem serioz  dhe ajo  u tregua  tani në këtë krizë shëndetësore se vendimi i Qeverisë të investohet  në potencialin  njerëzor është më i drejtë,  për shkak të asaj që  ju mund të keni edhe pajisje mund të keni edhe infrastrukturë, ndërtesa nëse nuk ka  njerëz komponent profesional, të cilët janë shpërblyer në mënyrë adekuate në mendim arsimor në sistemin shëndetësor, atëherë ai sistem  nuk mund të funksionojë”, tha  Spasovski.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button