Virusi korona në RMV: 3 persona kanë ndërruar jetë, 16 raste të reja

Ministria e Shëndetësisë informon se në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë 3 persona nga virusi korona, 16 të tjerë janë infektuar, ndërkaq 14 janë shëruar. Me këtë, numri i përgjithshëm i rasteve të diagnostikuara në vend ka arritur në 2.014, të shëruarve 1.453, të vdekurve 116, ndërkaq kemi 445 raste aktive, njofton Portalb.mk.

“Në Klinikën për sëmundje Infektive ka vdekur një paciente 78-vjeçare nga Velesi, i cili është hospitalizuar më 14 aj. Në Spitalin “8 Shtatori” kanë ndërruar jetë dy pacientë, një 84-vjeçar nga Tetova i cili është hospitalizuar më 20 maj dhe një paciente 76-vjeçare nga Shkupi e cila është hospitalizuar më 19 maj”, informojnë nga Ministria e Shëndetësisë.

Pacientët e shëruar

  • Shkup – 3
  • Tetovë – 11

Pacientët e infektuar

  • Shkup – 9
  • Shtip – 5
  • Strugë – 1
  • Gostivar – 1

Numri i përgjithshëm i të infektuarve

  • Shkup – 733, raste aktive 208
  • Kumanovë – 436, raste aktive 35
  • Dibër – 51, raste aktive 0
  • Shtip-46, raste aktive 11
  • Prilep – 210, raste aktive 46
  • Tetovë – 177, raste aktive 70
  • Strugë – 76, raste aktive 9
  • Veles – 127, raste aktive 40
  • Manastir – 28, raste aktive 7
  • Ohër – 23, raste aktive 8
  • Kavadar – 5, raste aktive 0
  • Gostivar – 22, raste aktive 4
  • Gjevgjeli – 4, raste aktive 0
  • Strumicë – 3, raste aktive 1
  • Kriva Pallankë – 6, raste aktive 0
  • Radovish – 4, raste aktive 0
  • Krushevë – 3, raste aktive 0
  • Koçan – 31, raste aktive 0
  • Probishtip – 2, raste aktive 0
  • Kërçovë – 2, raste aktive 0
  • Negotinë -10, raste aktive 3
  • Demir Hisar – 1, raste aktive 0
  • Makedonski Brod – 2, raste aktive 0
  • Pehçevë – 3, raste aktive 0
  • Dellçevë – 1, raste aktive 0
  • Vallandovë – 1, raste aktive 0
  • Vinicë – 3, raste aktive 1
  • Kratovë – 2, raste aktive 1
  • Berovë – 1, raste aktive 0
  • Sveti Nikole – 1, raste aktive 1

Në 24 orët e fundit janë bërë 314 testime për KOVID-19, ndërkaq numri i përgjithshëm i testimeve që janë bërë që nga fillimi i pandemisë është 25.841.

Për informata më të detajuara për situatën me virusin korona, klikoni në këtë link: http://gdi.mk/corona/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button