Numri i rasteve me koronavirus në botë tejkalon shifrën 5.5 milionë

Numri i rasteve globale me koronavirusin e ri (COVID-19) tejkaloi shifrën 5.5 milionë të martën, sipas raportit të përpiluar nga Universitetit Johns Hopkins me qendër në SHBA, raporton Anadolu Agency (AA).

Të dhënat e universitetit treguan se vdekjet në mbarë botën arritën në mbi 347.000, ndërsa numri i njerëzve që u shëruan u rrit në mbi 2.7 milionë.

SHBA është vendi më i goditur nga pandemia me mbi 1.7 milion raste të konfirmuara dhe me 99.000 raste të vdekjes.

Brazili, i cili ka numrin më të madh të rasteve me COVID-19 dhe vdekjeve në Amerikën Latine, është vendi i dytë me numrin më të madh të rasteve me mbi 376.000, i ndjekur nga Rusia me mbi 353.000 dhe Britania e Madhe me mbi 261.000.

Kina, e cila ka arritur nivelin zero të virusit, ka regjistruar më shumë se 84,000 raste dhe 79.300 të shëruar, kurse numri i vdekjeve në vend është 4,638. Shifrat që varësisht ndryshojnë vazhdojnë të shtrojnë pyetje brenda dhe jashtë Kinës.

Në përgjithësi, virusi është përhapur në të gjithë globin që kur u shfaq për herë të parë në Kinë dhjetorin e kaluar.

Megjithë numrin në rritje të rasteve, shumica e atyre që kontraktojnë virusin vuajnë nga simptoma të buta para se të shërohen plotësisht.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button