Spasovski: Deri në fund të javës do të bëhet vlerësim, nëse është e nevojshme të vazhdohet gjendja e jashtëzakonshme

Kryeministri teknik, Oliver Spasovski, deklaroi sot se deri në fund të javës do të bëhet vlerësim, nëse është e nevojshme të shpallet gjendje e re, e tretë, e jashtëzakonshme, njofton Portalb.mk.

Gjatë vizitës së tij në largpërçuesin e MEPSO-s në Shtip, ai tha se nëse vlerësohet se ka nevojë, do të vendoset përsëri gjendje e jashtëzakonshme.

“Nëse është e nevojshme kjo, nëse kushtet janë të domosdoshme që përmes gjendjes së jashtëzakonshme do të ballafaqohemi më lehtë me gjithë këtë situatë, atëherë do të marrim një vendim të tillë. Por tani në këtë moment nuk kemi vendim në lidhje me këtë”, theksoi Spasovski.

I pyetur nëse pritet partitë politike në një takim të ri liderësh do të dakordojnë datë për zgjedhjet, Spasovski tha se partitë politike duhet të bien dakord në bazë të asaj që nënkupton rregullore pozitive juridike në vend.

“Gjendja e jashtëzakonshme, ndërprerja e gjendjes së jashtëzakonshme dhe na mbeten edhe 22 ditë deri në zgjedhjet dhe kjo është diçka që të gjithë politikanët duhet të jenë përgjegjës dhe të arsyeshëm në këtë pjesë. Unë pres që dialogu midis partive politike të inkurajohet. Sepse sot po bisedohet dhe po flitet për interesin e shtetit dhe qytetarëve. Nëse interesi më i madh është shteti dhe qytetarët, atëherë mendoj se në minimum duhet të zvogëlohen interesat personale ose partiake dhe vendimet të merren në interes të qytetarëve dhe shtetit”, thotë Spasovski.

Presidenti i vendit, Stevo Pendarovski, për shkak të pandemisë me koronavirusin, fillimisht shpalli gjendje të jashtëzakonshme më 18 mars. Ai sqaroi se Qeveria ka dërguar kërkesë te Kuvendi, por kryetari i Kuvendit e ka dërguar te Presidenti, me arsyetimin se Kuvendi është i shpërbërë. Më pas, u soll edhe një vendim për 30 ditë të reja do të përfundojë të shtunën. Qeveria e Spasovskit i propozoi Pendarovskit vazhdimin e gjendjes së jashtëzakonshme edhe për 30 ditë të tjera, por presidenti vendosi që ajo të vazhdohet edhe për 14 ditë të tjera. Gjendja e jashtëzakonshme do të përfundojë  më 30 maj.

Vendimet e presidentit Pendarovski për shpallje të gjendjes së jashtëzakonshme mbetën të pakonfirmuara në Kuvend, sepse ai ishte shpërndarë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button