Shqipëri, një i vdekur dhe 25 raste të reja me COVID-19

Në Shqipëri një tjetër person me koronavirusin e ri (COVID-19) ka ndërruar jetë, ku numri i përgjithshëm i vdekjeve është rritur në 33, ndërsa janë regjistruar edhe 25 raste të reja, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka njoftuar se mëngjesin e sotëm ka ndërruar jetë një pacient 69-vjeçar nga Tirana, i cili po trajtohej në terapi intensive.

Gjatë 24 orëve të fundit janë testuar 173 qytetarë si të dyshuar të prekur me COVID-19 dhe sipas ministrisë rastet e reja janë të lidhura me kontakte të rasteve të mëparshme pozitive, por edhe vatra të reja në Tiranë.

“Numri i rasteve të konfirmuara pozitivë në të gjithë vendin është 1.029. Prej tyre, rreth 78 për qind janë të shëruar. Aktualisht janë 193 persona aktivë me COVID-19, kryesisht në Tiranë, Durrës, Krujë dhe Shkodër. 33 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID-19”, thuhet në njoftimin e ministrisë.

Në Shqipëri janë kryer deri tani gjithsej 14.832 testime dhe janë shëruar 803 pacientë.

Për shkak të COVID-19 në Shqipëri vazhdon gjendja e fatkeqësisë natyrore, ku janë në fuqi disa nga masat, ndërsa prej disa javësh ka filluar zbatimi i strategjisë së rihapjes dhe lehtësimit të disa masave për qytetarët dhe bizneset.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button