RMV, Karantinën e zgjatur të festave e kanë shkelur 289 persona, 187 janë arrestuar

Gjithsej 289 persona gjatë fundjavës së zgjatur të festave nuk e respektuan orën policore, prej tyre 187 janë arrestuar, ndërsa 355 qytetarë u ndëshkuan për mos mbajtje të mbrojtjes personale në fytyrë, njofton Portalb.mk.

Gjatë 24 orëve të kaluara në nivel vendi, informuan sot nga MPB-ja, 126 persona nuk e respektuan ndalesën për lëvizje, me ç’rast janë arrestuar 79 persona, ndërsa për të tjerët janë marrë të dhëna dhe do të pasojnë masat e duhura. Sa i përket masës mbajtje të mbrojtjes personale në fytyrë janë regjistruar 18 shkelje.

Në 24 orët e fundit në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, 68 personave u janë dhënë vendime për izolim, ndërsa 19 persona kanë nënshkruar deklarata për vetizolim. Nëpunësit e policisë kryen inspektime ndaj personave në izolim dhe vetizolim, por nuk janë regjistruar raste që nuk kanë respektuar masat në fjalë.

Policia regjistroi se gjatë 24/25 maj, 104 persona nuk e respektuan orën policore, ndërsa 76 prej tyre u arrestuan. Mbrojtje personale në fytyrë nuk kanë mbajtur 82 persona.

Më 23 dhe 24 maj, orën policore e shkelën 59 persona, 32 prej të cilëve janë arrestuar, ndërsa 255 persona nuk kanë mbajtur maskë në fytyrë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button