Qeveria sot do të mbajë seancë, pritet të diskutojë për hapjen e kafeneve, kufijve dhe orën policore

Qeveria e Maqedonisë së Veriut pritet që sot të mbajë seancë në orën 16:00, në të cilën do të diskutohet për masat lehtësuese, sipas rekomandimeve të Komisionit për Sëmundje Infektive të Ministrisë së Shëndetësisë, njofton Portalb.mk.

“Ende nuk është miratuar vendim për masat lehtësuese, pasi që seanca pritet të mbahet sot në ora 16:00. Nëse do të ketë raport prej Komisionit të Sëmundjeve Infektive i njëjti do të shqyrtohet në seancë”, tha për Portalb.mk, zëdhënësi i Qeverisë, Muhamed Hoxha.

Jo-zyrtarisht, Komisioni për Sëmundje Infektive sot ka mbajtur mbledhje dhe ka diskutuar për hapjen e kafeneve dhe restoranteve, hapjen e kufijve prej më 1 qershor.

Në disa javët e fundit, ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, ka paralajmëruar lehtësim të masave dhe kthimin gradual të jetës në normalitet. Megjithatë, në dy javët e fundit numri i të infektuarve përsëri është rritur edhe atë deri në 40 për një ditë, ndërkaq më shumë të infektuar këtë periudhë ka pasur në Gazi Babë, Çair, Saraj dhe Butel.

Ministria e Shëndetësisë dje informoi se janë regjistruar 21 raste të reja me KOVID-19, 17 pacientë janë shëruar. Me këtë numri i përgjithshëm i pacientëve të diagnostikuar me COVID-19 ka arritur në 1.999,  i të shëruarve 1.439, të vdekurve 113, ndërkaq për momentin kemi 447 raste aktive.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button