Ja rekordet të cilat Messi ende nuk i ka thyer

Lionel Messi ka edhe katër rekorde për të thyer, sa i përket golave të shënuar. Pasi gjatë fundjavës theu rekordin për shënimin golave brenda një viti kalendarik, të cilin e mbante legjendari Gerd Muller që 40 vjet  me 85 gola të shënuara, Messi deri më tani ka mposht portierët kundërshtar plotë 86 herëRekordet të cilat i kanë mbetur pa i thye reprezentuesi argjentinas i Barcelonës janë:

1. Golashënuesi më i mirë në historinë e Barcelonës. Deri tani renditet i treti me 305 gola, ndërsa vendi i parë është Paulinho Alcantara me vetëm 64 gola më shumë.

2. Golashënuesi më i mirë me Kombëtaren e Argjentinës. “Pleshti” është në kuotën e 31 golave, ndërkohë që vendi i parë mbahet nga Gabriel Baitstuta, i cili e ka gjetur rrugën e rrjetës 56 herë me ekipin përfaqësues.

3. Golashënuesi më i mirë në kampionatin spanjoll. Rekordi mbahet nga Telmo Zarra, me 251 gola. 25-vjeçari Mesi është në kuotën 191.

4. Golashënuesi më i mirë në Champions. Mesi ka shënuar 56 herë, ndërsa vendi i parë mbahet nga Raul Gonzalez me 71 gola./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button