Bexheti shpërndan 132 vendime përkthyesve gjyqësor, vetëm 28 shqiptarë

Ministri i drejtësisë Blerim Bexheti sot shpërndau 132 vendime përkthyesve gjyqësor të cilët e kaluan testimin me sukses dhe të cilët do të punojnë si përkthyes të përhershëm në gjykatat e Republikës së Maqedonisë. 

Nga gjithsej 132 vendime për përkthyes gjyqësor të cilat u ndanë nga Ministria e Drejtësisë, vetëm 28 shqiptarë morën vendime, të cilët konkurruan në të gjitha gjuhët, kurse prej atyre 28 personave të pranuar, 15 janë vetëm për gjuhën shqipe.

“Reformat në gjykatë  në plan të sigurimit të së drejtës të përkthyesve gjyqësor me ndryshimet e bëra në ligjet dhe aktet nënligjore, sipas ministrit përkatës, kanë kontribuar në krijimin e përkthyesve të trajnuar dhe me eksperiencë, të cilët do e kryejnë punën e tyre në mënyrë sa ma profesionale dhe me përgjegjësi”, theksoi Bexheti.

Ky është sesioni i 10 jubilar për organizim të kontrollimit të diturisë për gjuhët e huaja dhe gjuhët e bashkësive të cilat nuk janë shumicë në Republikën e Maqedonisë.

Sesioni i parë i testimeve u realizua në shtator 2008, ndërsa deri tani testin e kaluan 1.126 përkthyes gjyqësorë për 22 gjuhë të huaja dhe gjuhë të bashkësive të cilat nuk janë shumicë në R.M dhe janë vendosur në 26 gjykatat themelore në shtet./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button