Ruskoska publikoi incizim të ri nga shtëpia e Kamçevit, Boki 13 dhe Kiçeec kthehen me valixhe më të vogël

Prokurorja Villma Ruskoska sot në fjalët përfundimtare të rastit “Reket” ka lëshuar incizim nga kamerat e shtëpisë së Orce Kamçevit të bëra ë 21 shkurt të vitit 2019-të, gjegjësisht një ditë më vonë pasi që Bojan Jovanovski dhe Zoran Milevski Kiçeec dalin me torbë “Luj viton” në të cilën sipas akuzës ka pasur 1 milion euro, njofton Portalb.mk.

Ky incizim i 21 shkurtit të vitit 2019-të për herë të parë lëshohet përpara opinionit sot dhe në të shihen Boki 13 dhe Kiçeec se si njëri pas tjetrit hyjnë në shtëpinë e Kamçevit. Mileski me të bartë një valixhe shumë të vogël të dorës me ngjyrë të errët.

Këtë incizim Ruskoska e lëshoi, për ashtu siç tha, pasi që Jovanovski ka thënë se ditën e ardhshme valixhja “Luj viton” i është kthyer Kamçevit dhe ka dëshiruar të tregojë se valixhja që shihet në kamerë nuk është e njëjtë me atë që janë bartur paratë (1 milionë eurot).

Ndaj kësaj ka reaguar Boki dhe pala mbrojtëse. Boki 13 ka kërkuar që të lëshohen incizimet e 22 shkurtit.

Avokatët nga ana tjetër reaguan, pasi që sipas tyre kjo është shkelje e ashpër e Ligjit për Procedurë Penale pasi që në fjalët përfundimtare flitet vetëm për atë që është nxjerrë në procedurën dëshmuese, ndërkaq ky incizim për herë të parë është lëshuar në seancë.

Gjykatësja u pajtua me mbrojtjen, ndërkaq Ruskoska u arsyetua se incizimi nuk është dëshmi, por vetëm ka dëshiruar ta rrëzojë vlerësimin e Jovanovskit se çanta “Luj viton” është kthyer.

Në seancat e fundit për këtë lëndë gjyqësore mbrojtjen e vet e ka dhënë prokurorja Katica Janeva e cila i hodhi poshtë akuzat kundër saj dhe theksoi se me ligj e ka kryer punën e vet derisa ka qenë në kryer të prokurorisë speciale.

I akuzuari i parë në këtë rast është Bojan JovanovskiBoki 13, i cili në aktakuzë akuzohet se ka ndikuar tek prokurorja speciale Katica Janeva, që i dyshuari në lëndën “Perandoria”, Orce Kamçev, merr masa më të lehta në procedurë hetimore.

Në procesin e deritanishëm në rastin “Zhvatja”, janë prezantuar dëshmi të ndryshme materiale dhe dëshmitar.

Gjykimi ka filluar në dhjetor të vitit të kaluar. Në seancën e parë, i akuzuari i dytë, Zoran MilevskiKiçeec ka pranuar fajin dhe është dënuar me tre vite burg.

Në rastin “Reket,  përpos të dënuarit me tre vite burg, biznesmenit Zoran Milevski Kiçeectë akuzuar janë edhe Bojan Jovanovski i njohur me nofkën Boki 13 dhe ish shefja e Prokurorisë Speciale Publike (PSP), Katica Janeva.

Boki13 akuzohet se, ndikoi te Janeva për lëndën që e udhëhiqte PSP-ja, “Perandoria”, për t’ia lehtësuar pozicionin e të dyshuarit Orçe Kamçevit. Si shpërblim, Janeva ka marrë mobilie në vlerë prej 296.040,00 denarë dhe para në vlerë prej 50,000 euro, ndërkaq Boki 13 dhe Zoki Kiçeec shpërblim prej 1.500,000 euro.

Rasti “Reket” është zgjeruar në “Reket 2”, ku të përfshirë janë edhe organizata “Lidhja Ndërkombëtare” Boki 13, Frosina RemenskiMile JovanovskiJasna Mandiq, Kristina Karavijanova dhe Bojan Novakovski.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button