Pandemia “Covid-19” goditi marrëdhëniet tregtare të “Shengenit Ballkanik”

Shkruan: Klodiana Kapo

Shpërthimi i pandemisë “Covid-19” bëri që vendet të mbyllnin kufijtë me qëllim kufizimin e përhapjes së virusit Korona. Masat kufizuese duket se kanë ndikuar ndjeshëm në rënin e shkëmbimeve tregtare mes vendeve pjesëmarrëse të ashtuquajturit Shengenit Ballkanik.

Pandemia “Covid-19” uli në mënyrë të ndjeshme shkëmbimet tregtare mes vendeve të rajonit. Gjatë muajve mars dhe prill 2020, vlera si dhe sasia e shkëmbimeve tregtare pësoi një rënie deri në 40 për qind.

Tregtia e jashtme mars 2020, burimi: INSTAT

Sipas të dhënave nga Instituti i Statistikave të Shqipërisë, INSTAT, shkëmbimet tregtare e më kryesisht ato bujqësore pësuan një rënie të theksuar.

Trendi rënës i eksporteve dhe importeve mes vendeve të “Shengenit Balkanik” vijoi edhe gjatë muajit prill 2020. Sipas të dhënave të INSTAT, shkëmbimet tregtare mes vendeve, kryesisht të rajonit pësuar rënie deri në 40 për qind.

Tregtia e jashtme prill 2020, burimi: INSTAT

Kryetari i Forumit Mbarëkombëtar të Prodhuesve në Maqedoninë e Veriut, në një intervistë për Euronews Albania më 4 maj cilësoi si të domosdoshme hapjen e kufijve sa më shpejtë në mënyrë që ekonomia të mos pësojë kolaps.

“Bizneset e vendeve tona janë të dëmtuara, sidomos ai i prodhuesve që unë përfaqësoj. Përderisa ka një rënie të ndjeshme të numrit të vdekjeve në rajon, unë mendoj që ka ardhur koha për hapje të kufirit. Vihet re një përpjekje për hapje të kufijve rajonalë, por as në Maqedoninë e Veriut nuk është vënë re ndonjë iniciativë për momentin në lidhje me këtë çështje. Ne sot duhet të fillojmë të flasim për pandeminë ekonomike. I bëj thirrje Dhomave të Tregtisë, bizneseve të ndryshme, t’i bëjnë presion politikës, e cila bëri punën e vetë. Të mos humbet kohë në këtë çështje, jemi përpara një kolapsi të bizneseve shqiptare. Hapja e kufijve do ta zbuste problematikën ekonomike që po kalojmë”, u shpreh Fejzi.

Ndërkohë që dëmi ekonomik pranohet edhe nga Dhoma e Tregtisë së Shqipërisë, hapja e kufijve po shihet si një nevojë emergjente për të mos çuar në kolaps ekonominë e vendeve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button