Kundërspin: Janushev nuk mund të jetë i sigurt nëse do të ketë ose jo zgjedhje në qershor

Nga VMRO-DPMNE nuk mund të dinë nëse në qershor do të ketë ose jo zgjedhje. Këtë do ta përcaktojnë edhe faktorët e tjerë, mes të cilëve edhe VMRO-DPMNE, por ajo nuk është partia e vetme si faktor për caktimin e datës. Së dyti, pasi që si argument kryesor theksojnë shëndetin e popullatës dhe se kjo do të ishte më e sigurt në fund të verës ose vjeshtës, atëherë përse OBSH nuk e di këtë?

Igor Janushev, sekretari i përgjithshëm i VMRO-DPMNE-së mbajti konferencë për shtyp me pretendimin në të cilin vërehet spin:

Spin: Zgjedhje në qershor NUK DO TË KETË! VMRO-DPMNE është ndryshme, VMRO-DPMNE përkujdeset së pari për shëndetin e qytetarëve. 

… Do të ketë zgjedhje kur nuk do të rrezikohet shëndeti i qytetarëve. Të gjithë treguesit relevant shëndetësor thonë se kjo do të ndodh në fund të verës…

…Më saktë në Nenin 5 thuhet se zbatimi i veprimtarive zgjedhore do të vazhdojë që nga dita e përfundimit të gjendjes së jashtëzakonshme. Pikërisht për tu verifikuar data e re për zgjedhjet, sepse këtë mund të bëj vetëm kryetari i Kuvendit, duhet të miratohet vendim i cili do të përcaktojë…

KUNDËRSPIN: Sekretari i përgjithshëm i VMRO-DPMNE-së, Igor Janushev, në mënyrë decide vërtetoi se nuk do të ketë zgjedhje në qershor dhe se zgjedhje do të ketë kur nuk do të rrezikohet shëndeti i qytetarëve, edhe atë, sipas “të gjithë treguesve relevant shëndetësor” kjo do të ndodh në fund të verës.

Edhe pretendimi i parë edhe pretendimi i dytë i Janushev, de fakto i VMRO-PDMNE-së, janë spine, gjegjësisht të vërteta të shtrembëruara.

Së pari, pretendimi se zgjedhje nuk do të ketë në qershor nuk bazohet në asnjë fakt, por është vetëm dëshirë e flaktë e VMRO-DPMNE-së. Por, VMRO-DPMNE nuk është faktori i vetëm që vendos për datën e zgjedhjeve. Ajo datë varet nga më tepër faktor, për shembull nga konsensusi i arrirë i më tepër partive, të takimeve me presidentin Pendarovskit, kur VMRO-DPMNE është një prej faktorëve. Por, nëse nuk ka një marrëveshje, atëherë kjo çështje zgjidhjet me anë të faktorëve të tjerë, prej të cilëve dy janë më të rëndësishëm. Arsyet kushtetuese- ligjore sipas të cilave zgjedhjet do të ndodhin në një datë ose në një tjetër dhe sipas gjendjes së përgjithshme shëndetësore të popullatës, sepse e gjithë bota, edhe vendi jonë, gjendet në një situatë shumë të veçantë. Ndoshta i barabartë për ka vlera është edhe kapaciteti i KSHZ-së për të përfunduar veprimtarit zgjedhore, por për këtë do të flihet ndonjëherë tjetër.

Për të parën, nuk duhet të dëgjohen pretendimet e Zora Zaev ose të Oliver Spasovskit, si të njëanshëm, edhe pse të dy për funksionet që i kanë me siguri kuptojnë diçka për afatet. Por, përsëri, interpretim me peshë jep profesori i shkencave juridike dhe ekspert i të drejtës kushtetuese Stevomir Shkariq, i cili thotë se pas përfundimit të gjendjes së jashtëzakonshme ka edhe 28 ditë nga data kur shpërndarjes së Kuvendit, që sipas tij, nëse nuk vazhdohet me gjendjen e jashtëzakonshme pas 30 majit, i bije që zgjedhjet patjetër të mbahen në fund të qershorit që të mund të mos shkelen normat kushtetuese.

Por, kuptohet se edhe udhëheqësia e VMRO-DPMNE-së akoma kalkulon deri në qershor, sepse përgjigjes së parashtruar a do t’i bojkotojë VMRO-DPMNE zgjedhjet, Janushev dha përgjigj ndoshta JO DREJTPËRDREJTË! 

Gjykata kushtetuese tashmë ka zgjidhur dilemën për 60 ditët 

Kishte edhe në spin në deklaratën e Janushev. Se afati kushtetues për zbatimin e zgjedhjeve pas 60 ditësh nga shpërndarja e Kuvendin ka skaduar dhe se zgjedhjet e reja mund të caktojë vetëm kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi. Janushev mes tjerash e di, se për opinionin e gjerë – ajo dilemë tashmë është zgjidhur.

Gjykata Kushtetuese ka shqyrtuar një iniciativë të tillë të miratuar nga Kongresi Botëror maqedonas dhe me 15 prill të vitit 2020 mori vendimin nr. 40/2020 me të cilin nuk fillon procedura për vlerësimin e vendimit kushtetues të shpërndarjes së Kuvendit. Parashtruesi i iniciativës, mes tjerash, në arsyetim ka dhënë të njëjtin argument, të cilin përmes spinit e ofron Janushev, se vetëm kryetari i Komunës mund përsëri të shpall zgjedhjet.

Përveç kësaj, disa ditë më parë edhe kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi duke qenë i pranishëm në TV Tellma, qartë tha se ai nuk ka mandat që nënshkruaj datë të re të zgjedhjeve sepse nuk ka mandat të shumicës së deputetëve për një gjë të tillë.

OBSH nuk e di nëse virusi do të zhduket në fund të verës 

Pretendimi i dytë i Janushev se të gjithë treguesit relevant shëndetësor kanë folur se shëndeti i qytetarëve nuk do të rrezikohet në fund të verës, prej atje, kjo ka qenë periudha e vërtetë për mbajtjen e zgjedhjeve. Kjo, po ashtu, është e vërtetë e shtrembëruara, sepse një pretendim i tillë decid nuk është askund. Ekzistojnë pretendime se numri i të infektuarve mund të bjerë, por jo për shkak të temperaturave verore, por për shkak të rritje se rezistencës së njerëzve për shkak të forcimit natyral të sistemit imunitarë gjatë verës.

Fundja, në propozimin e fundit të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, e cila u transmetuar edhe nga Instituti ynë shëndetësor në një vend thotë:

Shmangni ekspozimin në diell ose në temperatura më të larta se 25°C, sepse nuk ka fakte se ndalon ose mjekon Kovid-19, dhe rrit rrezikun nga rrezitja dhe sëmundjeve lidhur me nxehtësinë. Mund ta merrni Kovid-19 pa marr parasysh se sa e nxehtë ose me diell të jetë koha, andaj mbroni vetveten dhe me këtë edhe të tjerë duke larë duar vazhdimisht, kollitni në zonën e bërrylit dhe shmangi prekjet me njerëzit.

Se ekziston rrezik që virusi të jetë prezent edhe në verë, flasin dhe rrezikshmëritë për të cilat paralajmërojnë të gjithë në rajon. Zbutja e masave  në vend solli rritjen e të infektuarve edhe atë jo vetëm në Maqedoni por edhe në vende fqinje, ndërsa kufijtë akoma nuk janë hapur dhe do hapen me 1 qershor, ndërsa tashmë nga 15 edhe transit në Greqi dhe në vende fqinje.

Më tepër shtet organizojnë zgjedhje 

Dilema të tilla ka edhe në Serbi edhe në Kroaci, kur janë duke u zhvilluar përgatitje për mbajtjen e zgjedhjeve, por, ata janë të caktuara dhe të planifikuara dhe të gjithë partitë mbështesin fuqishëm mbajtjen e tyre, për shkak të argumenteve të njëjta të cilat në skenën politikë tonë i jep LSDM tani është rasti më i mirë, sepse gjendja është e qëndrueshme dhe nën kontroll. Dhe këtë e dëshmojnë numrat e rasteve aktive të cilat ndryshojnë në shtatë-tetë ditët e fundit prej 370 deri në 400 pacient aktiv.

Për veç kësaj, siç njoftuan një pjesë e mediumeve, përkundër 50 zgjedhjeve të anuluara ose të shtyra, më së paku 18 shtete i kanë organizuar ose së shpejti do t’i organizojnë zgjedhjet në qershor ose në korrik.

Për shkak të argumenteve të dhëna më lartë mund të vlerësohet se një pjesë e pretendimeve të Janushev në konferencë për shtyp janë e vërtetë e shtrembëruar, gjegjësisht spin. 

BURIMI: VËRTETMATËS

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button