Çdo i treti i sëmurë nga Kovid-19 nuk ka simptoma – sa “mbjellës të padukshëm” ka gjithsej? (Infografik)

Nga 2,000 rastet e regjistruara të Covid-19 në vend, pothuaj 32.3 përqind nuk kanë fare simptoma, por mund të transmetojnë sëmundjen. Sipas raportit ditor nga Instituti i shëndetit publik (ISHP), dy të tretat e rasteve asimptomatike (75%) “kanë pas kontakte me ndonjë rast tashmë të konfirmuar në vend”, raporton Meta, përcjell Portalb.mk.

Pyetja është, nëse çdo i treti i pacientëve të regjistruar nuk ka fare simptoma, atëherë cili është numri i njerëzve të pakonfirmuar që janë pozitivë dhe të cilët pa ditur e përhapin virusin? Maja e ajsbergut që mund të shihet në sipërfaqen e ujit mund të jetë e vogël, por askush nuk mund ta dijë me siguri pjesën e cila është nën ujë.

A ka ndonjë mënyrë për të zbuluar sa është ky numër? Nëse do ta dinim këtë numër, a do të merrnin autoritetet shëndetësore udhëzime më të sakta dhe do të dinin saktësisht se çfarë  masa të dimensionuar duhet të ndërmerren? Këto çështje i diskutuam me mikrobiologun prof. d-r. Nikolla Panovski, si dhe me epidemiologun prof. d-r. Dragan Danillovski.

Sipas vlerësimeve të doktor Panovskit, rreth 25,000 njerëz në vend duhet të kenë qenë në kontakt me virusin deri më tani, ndërsa rreth 20.000 personave sëmundja iu ka kaluar.

Nikolla Panovski

“Sipas vlerësimeve të mia, ka rreth 25.000 raste të Kovid-19 në vend”, tha Panovski, duke shtuar se ai personalisht njeh 15 persona të cilët e kanë pas sëmundjen, e nuk e kishin kaluar algoritmin e testimit dhe nuk kanë qenë të testuar.

“Ne i njohim praktikisht vetëm ata që kanë simptoma dhe janë testuar. Dhe ka shumë që kanë pasur sëmundje, ka nga ata që kanë pas simptoma të buta, tha Panovski, duke shtuar se nëse do të testoheshin tani me teste standarde që zbulojnë praninë e virusit (testet PSR), ata do të ishin negativ.

Testet e antitrupave (IGG), nga ana tjetër, tregojnë se sa njerëz kanë pasur virus, “por kur përqindja e pacientëve është aq e vogël sa e jona, atëherë pozitivët e rrejshëm do të jenë më shumë se sa ato që vërtet janë pozitiv”, shtoi Panovski.

Ai parashikon që virusi nuk do të zhduket dhe se do të jetë i pranishëm gjatë gjithë verës.

“Virusi do të jetë këtu. Këto masa nuk mund të zgjasin përgjithmonë. “Shkollat ​​do të punojnë, kopshtet do të punojnë, sëmundja do të përhapet, fëmijët do ta transmetojnë atë”, tha Dr. Panovski.

Ai pret që të ketë mes 5 deri 15 të infektuar të ri çdo ditë këtë verë. “Në korrik dhe gusht, numri mund të jetë nën pesë, por ai me siguri do të jetë i pranishëm” vlerëson profesori.

Dragan Danillovski

Epidemiologu Danillovski, nga ana tjetër, beson se përqindja e atyre që nuk kanë simptoma është e panjohur, ndërsa e mbjellin virusin përreth dhe janë praktikisht të padukshme.

“Në një studim gjerman të botuar dy javë më parë, një vlerësim është bërë bazuar në një test të përgjithshëm të popullsisë. Ata kanë vlerësuar se vetëm 9% e asaj që është regjistruar në botë është një përqindje e numrit të përgjithshëm të pozitivëve”, thotë Danillovski.

Ai theksoi se popullsia e përgjithshme duhet të testohet, qoftë duke marrë ekzemplar të targetuar vetëm për grupet të ashtuquajtura të rrezikut ose duke zgjedhur një ekzemplar përfaqësues.

“Kjo mund të bëhet me zgjedhje të rastit nga popullata e përgjithshme,” tha profesori, duke shtuar se mund të bëhet me përzgjedhje të rastit të ekzemplarit përfaqësues nga numrat rendorë në listën zgjedhore.

“Një tjetër variant i pranueshëm, që përdoret në botë, është përcaktimi i vendeve të testimit dhe ashtu si kalojnë njerëzit, ata të testohen”, tha Danilovski, duke shtuar se një shembull i tillë ekziston në Kaliforni, SHBA.

Sipas tij, një mënyrë tjetër për të testuar popullsinë është përmes mjekëve të familjes, të cilët vetë do të merrnin strisho nga një përfaqësues i secilës familje që trajtohen te ata.

“Në atë mënyrë, në mënyrë homogjene do të mbulohet e gjithë popullata, do të testohet nga një në çdo familje. Nëse nuk ka kaq shumë teste, mund të testohet çdo e dhjeta familje. Kështu do të sigurohet homogjenitet në aspekt të shpërndarjes hapësinore. I gjithë vendi do të jetë në gjendje të mbulohet në mënyrë të barabartë nga testimi “, tha Danillovski, duke shtuar se në këtë mënyrë, pas rezultateve të para, do të dihet se cila do të jetë shpërndarja e rasteve pozitive dhe do të ekzistojë një ide për pjesën e akullit që është mbi ujë.

Sipas tij, nëse studimi i tillë bëhet për një periudhë të caktuar kohore, për shembull dy deri në tre muaj, atëherë autoritetet shëndetësore do të kenë vazhdimisht një pasqyrë se si duket tablloja epidemiologjike.

“Atëherë nuk do të kishim nevojë të deklaronim verbërisht masa kufizuese, por masat do të dimensionoheshin në përpjesëtim me rreziqet epidemiologjike. Nëse kemi ide se cila është harta epidemiologjike ose një fotografi e rasteve pozitive dhe nëse dërgojmë ekipe për të izoluar rastet pozitive, atëherë gjithçka do të jetë ndryshe”, thotë Dr. Danillovski.

“Atëherë do të mund të bëhet anketë për rrethinën e tyre të afërt, për të identifikuar kontaktet e tyre. Sepse ata do të ishin mbjellës të padukshëm të virusit. Duhet parë se në cilën rreze e kanë përhapur virusin. Është e drejtë t’i qasemi kështu” ka vlerësuar profesori.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button