RTM duhet të punësojë më shumë gazetarë, të hapë qendra korrespondence në vend dhe rajon

Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM) dhe Sindikata e Pavarur e Gazetarëve dhe Punëtorëve të Mediave (SPGPM) nuk Janë të befasuar nga të dhënat në Rregulloren e fundit për sistematizimin e vendeve të punës në Radiotelevizionin e Maqedonisë (RTM), që tregon se shërbimit publik i mungojnë 469 punonjës, nga të cilët 202 janë gazetarë, raporton Meta, përcjell Portalb.mk.

Sipas SHGM-së, nuk ka asnjë analizë që është në dispozicion publikisht nga shërbimet e RTM për atë sa gazetarë dhe staf teknik është realisht i nevojshëm për punën e shërbimit publik, veçanërisht pas hapjes së kanaleve të reja televizive. SHGM thotë se anëtarët e tyre që vijnë nga kjo shtëpi konfirmojnë se ka mungesë të gazetarëve në programet e informacionit, ndërsa nevoja për rrjet korrespondentësh në nivelin lokal dhe ndërkombëtar është e dukshme.

“Është e rëndësishme të theksohet se për të krijuar program cilësor nuk është i rëndësishëm vetëm numri i të punësuarve, por sa prej tyre e kryejnë punën e tyre rregullisht dhe me ndërgjegje, me çfarë mjete punojnë me të dhe nëse punonjësit e rinj apo punonjësit e përkohshëm kalojnë trajnime brenda këtij medium në bazë të rregullave dhe procedurave të përcaktuara”, thonë për “Meta.mk” nga SHGM.

SPGPM beson që numri i të punësuarve në shërbimin e transmetimit publik është larg nga të qenit i mjaftueshëm, duke pasur parasysh përgjegjësitë, programin dhe kanalet e rritura që kanë ndodhur në dy vitet e fundit.

“SPGPM nuk ka marrë pjesë në krijimin e sistematizimit, sepse numri i anëtarëve tanë atje është i papërfillshëm, ndërsa RTM e ka sindikatën e vet, për aktivitetet e së cilës rrallë dëgjohet. Sidoqoftë, vetë fakti që ka 50 përqind më pak të punësuar sesa ishte planifikuar fillimisht tregon se RTM aktualisht nuk mund të kryejë detyrat e saj themelore si një shërbim i transmetimit publik”, thonë për “Meta.mk” nga SPGPM.

Në Rregulloren për sistematizim të vendeve të punës në RTM thuhet se për të mirëmbajtur rrjetin e korrespodencës në të gjithë vendin nevojiten 26 gazetarë dhe 10 kameramanë, ndërsa aktualisht ata kanë 11 gazetarë dhe vetëm një kameraman. Në të njëjtën kohë, RTM ka vetëm një korrespodent të përhershëm jashtë vendit dhe as edhe një kameraman.

“RTM si shërbim për qytetarët thjesht duhet të ketë rrjet të gjerë korrespodentësh, të cilët do të punojnë në kushte të përshtatshme, do të kenë sigurim social dhe ekonomik, të cilët do të kenë pajisjet e duhura profesionale për të qenë në gjendje t’i përgjigjen detyrave për të mbuluar rajoneve të caktuara jashtë kryeqytetit”, venë në pah nga SPGPM.

SHGM informon se për një kohë të gjatë janë duke lobuar për rinovimin e stafit të korrespodentëve në RTM, duke e përfshirë hapjen e të paktën tetë zyrave për korrespondencë në të gjithë vendin.

“Përparim të vogël në lidhje me këtë çështje është bërë që RTM kohët e fundit punësoi përkohësisht një duzinë korrespodentësh, por mendojmë se nuk është e mjaftueshme”, informojnë nga SHGM.

Shoqata shton se shërbimi i radiodifuzionit publik duhet patjetër të ketë korrespondentë në kryeqytetet e vendeve fqinje, si dhe në vendet që janë partnerë strategjikë të vendit tonë. Ata presin që financat e RTM të jenë 1% të buxhetit të shtetit vitin e ardhshëm, i cili sipas vlerësimeve të SHGM duhet të jetë i mjaftueshëm për të ndërhyrë në cilësinë dhe sasinë e rrjetit të korrespondentëve.

Ky tekst është përgatitur në kuadër të projektit “Оbservatori i reformave mediatike“, të cilin e realizon Fondacioni për internet dhe shoqëri “Metamorfozis“, me mbështetjen financiare të “Fondacionit “Shoqëri e hapur” – Maqedoni“. Përmbajtja e tekstit është përgjegjësi vetëm e autorëve dhe në asnjë mënyrë nuk i pasqyron pikëpamjet e Fondacionit “Shoqëri e hapur” – Maqedoni.

Ky tekst është përgatitur në kuadër të projektit “Оbservatori i reformave mediatike“, të cilin e realizon Fondacioni për Internet dhe Shoqëri “Metamorfozis“, me mbështetjen financiare të “Fondacionit “Shoqëri e Hapur” – Maqedoni“. Përmbajtja e tekstit është përgjegjësi vetëm e autorëve dhe në asnjë mënyrë nuk i pasqyron pikëpamjet e Fondacionit “Shoqëri e Hapur” – Maqedoni.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button