Vetingu në Kosovë, në qershor gati drafti i parë, Haxhiu: Nuk do të jetë hakmarrje ndaj askujt

Vetingu në sistemin e drejtësisë cilësohet i pashmangshëm në Kosovë. Ky proces po konsiderohet si i domosdoshëm dhe esencial për pastrimin e sistemit të drejtësisë dhe kapjen e shtetit nga elementë të krimit, shkruan Euronews Albania.

Ekspertët e angazhuar nga Qeveria Kurti për krijimin e drafteve dhe skenarëve për procesin e vetingut do të japin propozimet e para në muajin qershor.

Ndërkohë, Ministrja në detyrë e Drejtësisë në Kosovë, Albulena Haxhiu deklaron se vetingu nuk do të jetë hakmarrje ndaj askujt.

“Në fund të qershorit vetëm na sjellin një draft të parë sa i përket çështjes së vetingut.

Ky është një proces i rëndësishëm…procesi i vetingut nuk është hakmarrje për askënd, i njëjti ka për qëllim të kthejë besimin e qytetarëve në institucionet e drejtësisë.

Ai do të fokusohet të paktën në tri elemente: integriteti moral, gjithë zyrtarët publikë, përfshirë këtu edhe gjyqtarët dhe prokurorët e kanë obligim që gjatë punës së tyre të kenë integritet moral. Po ashtu, integriteti profesional dhe verifikim i pasurisë së tyre.

Prandaj nuk e di se pse disa në sistem po i pengon dikujt, sepse është interes nacional”, tha znj. Haxhiu.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button