Ish-lojtari i Romës, Perfection, vdes nga sulmi në zemër

Ish-lojtari i grupmoshave të reja të Romës, Joseph Bouasse Perfection, ka vdekur të dielën mbrëma në moshën 21-vjeçare nga një sulm në zemër, njoftojnë mediumet e huaja, shkruan Koha.net.

Mesfushori nga Kameruni nuk ka luajtur kurrë për skuadrën e parë të Romës, por ishte pjesë e akademisë. Bouasse ka vdekur tremuaj pasi i ishte bashkuar U Clujit në kategorinë e dytë të Rumanisë në futboll.

Bouasse kishte stërvitur me skuadrën e parë të Romës dhe kishte luajtur 11 ndeshje me të rinjtë. Ai ishte huazuar për gjashtë muaj te Vincenza në vitin 2017, ndërsa kontrata me Romën i skadoi në verën e vitit 2018.

Bouasse kaloi te Universitatea Cluj në Rumani në shkurt të vitit 2020.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button